E Diel, 1 Nëntor 2026

PLL: Fitorja e Koalicionit të djathtë një domosdoshgmëri historike për vendin

Nënkryetari i Lëvizjes së Legalitetit, Murat Basha gjatë një takimi me degët e partive të Legalitetit në Lushnje, Berat dhe Skrapar theksoi rëndësinë e fitores së  koalicionit të djathtë në këto zgjedhje si  një domosdoshmëri historike në këto momente, në mënyrë që të përmbyllet cikli historik i reformave e proceseve integruese euroatlantike. Basha tha se ''se me fitoren e së djathtës fitojnë të gjitha shtresat shoqërore pa dallim ngjyrash politike, pasi e djathta historikisht ka përfaqësuar vlerat më të mira kombëtare". Duke folur rreth punës konkrete me zgjedhësit, nënkryetari legalist Basha pohoi se '' duhet bërë maksimumi që të angazhohet çdo element i së djathtës gjatë fushatës, dhe sidomos ata që për një arsye apo tjetër kanë qendruar pasivë e të paangazhuar".

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›