Partia Socialiste bëri sot një propozim të ri për pajisjen e qytetarëve me karta identiteti
Partia Socialiste pritet të publikojë nesër një propozim të ri për pajisjen e qytetarëve shqiptarë me karta identiteti, një dokument i rëndësishëm për standardet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Lajmin e konfirmoi sot për mediat kryetari i PS-së Edi Rama, pas një takimi që ai pati në selinë e kësaj partie me përfaqësues të ODIHR-it, të cilët mbërritën në Tiranë një ditë më parë. "Qeveria po e fut vendin në qorrsokak, për shkak të mospajisjes së qytetarëve me karta identiteti, dhe se ky proces po dështon që nga prodhimi i këtij dokumenti e deri tek shpërndarja e tij”, tha ndër të tjera kryesocialisti Rama.
...