E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pukë, grabitet arka e komunës, familjet pa ndihmë ekonomike

PUKë- 300 familje në komunën Gjegjan në Pukë nuk marrin përkrahjen sociale prej 3 muajsh. Kjo për arsyen e vetme se që prej datës 22 dhjetor u grabitën paratë e fundvitit të kësaj komune, plot 22.5 milionë lekë.
Një nga dëshmitarët okularë ishte roja e kësaj komune, Pashk Lala i cili rrëfen për News24 dhe denoncon rojën dhe ish arkëtarin e kësaj komune.

“Ka qenë një vjedhje e organizuar. Atë ditë në orën 6 e gjysëm arkëtari erdhi dhe më kërkoi a është roja brenda. Pastaj ka hyrë dhe ka ndenjur një çerek ore brenda me derën mbyllur me gjithë rojën e natës.” tregon Lala.

Ndërsa vetë kryetari i komunës Ndue Cara pohon faktin e grabitjes së këtyre të hollave ndërsa shton se për lëtë fakt janë vënë në dijeni dhe instancat përkatëse.

Vetë komuna ka marrë vetëm masa administrative për dy të implikuarit në vjedhje ndërsa është blerë dhe një kasafortë e sigurisë së lartë për të parandaluar në të ardhmen ngjarje të tilla.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›