E Diel, 1 Nëntor 2026

PLL prezanton kandidatët për qytetin e Peshkopisë

Gazmend Lita dhe Lulzime Lela, do të jenë dy kandidatët për deputet, të cilët do të garojnë nën siglën e partisë Lëvizja e Legalitetit. Këta janë dy kandidatët që janë prezantuar nga PLL për qytetin e Peshkopisë, të cilët së bashku edhe me kandidatët e Bulqizës dhe Matit do të përfaqësojnë këtë forcë politike në listën shumë-emërore të qarkut Dibër për zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kryetari i PLL-së, Ekrem Spahiu, i cilësoi zgjedhjet garë politike ndërmjet modeleve dhe programeve qeverisëse, ku çdo parti do të vlerësohet mbi bazën e suksesit të saj, premtimeve të mbajtura, vlerave të individit dhe kontributeve të dhëna në zhvillimin e shtetit shqiptar. Sipas tij, PLL është një parti që shquhet për seriozitetin e saj, korrektesën ndaj zgjedhësve dhe mbrojtjen e interesave të vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Gjithashtu, Spahiu ka vlerësuar edhe marrëveshjen e bashkëpunimit me PD si dhe pjesëmarrja edhe me partitë e tjera në koalicionin, për të cilat ka theksuar se janë një bashkim vlerash për ti paraqitur elektoratit shqiptar alternativën më të mirë. Kandidatët Lita dhe Lela shprehën angazhimin e tyre për të bashkëbiseduar me zgjedhësit në të gjithë rrethin e Dibrës me qëllim shpalosjen e programit elektoral të PLL si dhe garantuan të pranishmit për ndershmëri dhe përfaqësimin me dinjitet të gjithë trevën e Dibrës në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›