Skandal, bllokohen prej 2 ditësh 160 studentë shqiptarë në portin e Triestes në Itali
Prej dy ditësh 160 studentë shqiptarë qëndrojnë të bllokuar në portin e Triestes në Itali. Shkak është bërë anulimi i vizave nga Ambasada Hungareze në Tirane. Pasi u ka dhënë vizat, ambasada në mënyrë absurde ka pezulluar ato në mes të udhëtimit.
Ndonëse jo në mënyrë direket nëpërmjet një zyrtari, Ambasada Hungareze në Tiranë ka refuzuar të japë një qëndrim zyrtar rreth skandalit me 160 studentët e një Universiteti privat në Tiranë, të cilët pas anulimit në mënyre absurde të vizave nga Ambasada Hungareze kanë dy ditë që qëndrojnë të bllokuar në portin e Triestes, duke mos pasur mundësi as të kthehen në Shqipëri.Është munduar merret një qëndrim zyrtar të ambasadës, por një gjë e tillë nuk është bërë e mundur pasi sipas punonjëses në sportel, ambasada e kishte mbyllur veprimtarinë për këtë javë dhe funksionarë të ambasadës ishin në një mbledhje, dhe ndoshta në fillim të javës pasardhëse mund të ketë një qëndrim lidhur me këtë skandal.
160 studentë të një Universiteti privat u nisën dy ditë më parë për një udhëtim 7 ditor në vende të ndryshme që niste nga Sllovenia. Studentët të gjithë të pajisur me viza nga Ambasada Hungareze në Tiranë u nisën me traget drejt Triestes, por në mënyrë të befasishme, në mes të rrugës Ambasada Hungareze njofton palën italiane për anulimin e vizave, të cilat vetë i kishte lëshuar pak ditë më parë. Prej dy ditësh studentët po qëndrojnë në portin e Triestes.