E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ, vendos për aleancat në zgjedhjet e qershorit

Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, aleat i Partisë Demokratike në qeverisje, do të vendos ditën e sotme nëse do të jetë pjesë e  koalicioneve parazgjedhore, ose jo. Ky vendim, pritet të merret nga kongresi, ndërkohë që Me frymën e së ardhmes është slogani që do përdor kjo parti në zgjedhje. Kryetari i saj, Vangjel Dule u shpreh se fryma e së ardhmes është Shqipëria evropiane, dhe sipas tij ajo që do të kërkoj Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, është realizimi i reformave të thella. Ne do të jemi shumë konkret në reformat që duhet të ndërmerren në vendin tonë, vend anëtar i NATO, vend aspirant për në Bashkimin Europian; reforma të thella që kanë të bëjnë me mirëfunksionimin e shtetit të së drejtës, reforma të gjithanshme të cilat do të realizojnë situatën e një ekonomie zhvillimi konkurrues, e cila do të mund të garantojnë interesat e vendit e të shoqërisë në terrenin e ri evropian, nënvizoi Dule. Duke e vlerësuar lidhjen e koalicioneve dytësore, Dule nuk ka përjashtuar më përpara edhe bashkëpunimin parazgjedhore me socialistët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›