PLUS, ul çmimin e bisedave verore
PLUS, i vetmi operator celular shqiptar, sjell në këtë sezon veror mundësi të shumta për komunikim të shtuar dhe të pandërprerë me tarifat më të lira në treg, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, për të gjithë pajtimtarët e rinj apo ekzistues. Paketa Verore për klientët e rinj me parapagesë ofron një sërë përfitimesh duke i dhënë mundësinë klientëve të zgjedhin vetë tarifën më të mirë, për destinacionet që ata dëshirojnë. Çdo pajtimtar i ri që aktivizon Paketën Verore përfiton 100 lekë kohë bisedë dhe 100 SMS PLUS si dhe ka mundësinë të zgjedhë në momentin e aktivizimit: 30 minuta brenda rrjetit PLUS falas ose; 10 minuta kombëtare falas ose; 10 minuta falas drejt Kosovës ose; 10 minuta falas drejt Italisë ose; 0 minuta falas drejt Greqisë. Paketa Verore përveç përparësive të dukshme për komunikim në treg sjell edhe përfitime të tjera të shtuara për blerjet e sezonit veror. Kjo Paketë e cila kushton vetëm 400 lekë (me TVSH) ju kursen, jo vetëm paratë tuaja për komunikimin, por dhe për blerjet në rrjetet Neptun, Euromax dhe Digitalb përmes uljeve të çmimeve prej 10 deri në 50 për qind. Jo vetëm kaq, për një verë sa më të këndshme, të gjithë pajtimtarët e PLUS mund të zgjedhin tarifat më të lira në treg, nëpërmjet produkteve të mëposhtme. Paketat Ndërkombëtare janë paketa komunikimi shumë ekonomike për thirrjet ndërkombëtare që favorizojnë klientët me parapagesë të PLUS me çmimet më konkurruese në treg. PLUS hedh në treg këto paketa ndërkombëtare për shtetet e Kosovës, Greqisë, Italisë, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-së dhe Kanadasë. Këto paketa kanë një kosto prej 300 deri në 500 lekë (me TVSH) dhe përfitimet sipas secilit shtet shkojnë nga 10 deri në 60 minuta falas dhe deri në 10 SMS falas sipas destinacionit të përzgjedhur.