E Shtunë, 31 Tetor 2026

Testi i Stresit, bankat e Europës marrin sot vlerësimin

Deri tani është folur shumë për mungesën e kuptimit të kontrollit të stresit në banka. Të gjitha bankat irlandeze, të cilat disa javë më vonë e çuan në prag të shkatërrimit shtetin irlandez, e patën kaluar testimin e stresit. Kjo i dha shkas shumë vëzhguesve, që të mos e merrnin seriozisht ushtrimin për herë të dytë të tij. Por autoriteti i sapongritur europian i bankave EBA, (European Banking Authority), nuk dëshiron që më pas të thuhet se nuk e ka marrë seriozisht këtë punë. Prandaj ajo ka krijuar kushtet për të bërë kontrollin e dytë të testit, atë që quhet 2.0. EBA ka ngrirë më 31 dhjetor 2010 të gjitha shifrat e 91 bankave, të cilat përbëjnë 65 për qind të sektorit bankar europian dhe në çdo vend anëtar, të paktën 50 për qind të tregut vendor të bankave. Në bazë të këtyre të dhënave, bankat duhet të mendojnë dy skenare, çfarë ndodh me bankën time dy vitet e ardhshme, nëse prognozat optimiste të Komisionit të BE-së realizohen vërtet? Dhe çfarë ndodh, nëse, si të thuash, përmbyset bota? Skenari i ri i përmban të gjitha. Rritja ekonomike në BE ka rënë me rreth katër për qind, kursi i aksioneve bie me mesatare 15 për qind, kuota e papunësisë rritet me dhjetë për qind, tregu i pasurive të patundshme humbet dhjetë për qind. Të gjitha këto së bashku kanë qenë në kontrollin e kaluar shumë më pak të dëmshme. Vendimtare për secilën bankë është vetëm njëra nga shifrat: A ka në gjithë këtë stuhi kuotën e ekuitetit prej pesë përqindshit, apo jo? Ku dhe këtu kufiri minimal duhet të ishte vendosur me lart. Sepse definimi i kuotës së ekuitetit, është një tampon për të ulur rreziqet me burimet veta. Ai është përcaktuar kësaj here në kuptim më ngushtë se herën e parë. Por çfarë ndodh, nëse ky provim nuk kalohet? "Fillimisht asgjë, sepse këto banka kanë norma të tjera rregullimi. Por, nëse vërtet ky provim nuk kalohet, atëherë duhet bërë diçka për të mos humbur besimin e tregjeve të kapitalit. Normalisht kjo do të thotë që të krijohet më shumë ekuitet", thotë Hans-Peter Burghof, Profesor për ekonominë bankare dhe shërbimet financiare në Universitetin e Hohenheim-it. Hans-Peter Burghof, Profesor për ekonominë bankare dhe shërbimet financiare në Universitetin e Hohenheim-it. Një formular prej dhjetë faqesh, duhet plotësuar nga çdo bankë. Vetëm në katër faqe bankat duhet të shkruajnë cilat kredite dhe bono thesari marrin nga shtetet e BE-së, SHBA dhe Japonia. Kjo e shoqëruar me sasinë e shumës dhe afatin e shlyerjes. "Megjithatë unë nuk jam i sigurt, nëse ekziston vërtet guximi për të kontrolluar skenaret e caktuar të borxheve shtetërore".

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›