E Hënë, 2 Nëntor 2026

PNUD, 10 mijë USD për barnat e tuberkulozit

12/03/2005  Është rinënshkruar marrëveshja me PNUD për blerjen e medikamenteve cilësore dhe rezerva të mjaftueshme, në përputhje me orientimet e OBSH, për implementimin e programit DOTS (luftës kundër tuberkulozit) në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se vlera monetare e medikamenteve është rreth 10 mijë USD. Prej dy vjetësh, barnat për trajtimin e tuberkuloziot nuk financohen më prej OBSH-së, Organizata Botërore e Shëndetësisë, por prej PNUD-it. Në Shqipëri dhe në shumë vende të Lindjes është vënë re se pacientët kanë fituar rezistencë nga një sërë antibiotikësh. Vitin e kaluar, Anila Aliko, drejtoreshë e Spitalit të Sëmundjeve të Mushkërisë, Senatoriumit, është shprehur se 2.8 për qind e pacientëve me tuberkulozë kanë shfaqur rezistencë ndaj antibiotikëve, megjithatë stafi i mjekëve ka mundur t’i kuroj edhe këta persona. Në vendet e Lindjes, ku bronkiti, të ftohtët kanë qenë shumë të pranishëm, antibiotikët janë përdorur si aspirina që te fëmijët e vegjël, gjë që shkakton probleme kur këta fëmijë rriten.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›