E Hënë, 2 Nëntor 2026

Për zonat e minuara, 2.75 milionë euro

12/03/2005  Për Kukësin do të jepen 2.75 milionë euro. Projekti do të zgjasë dy vjet, dhe përfituesi kryesor do të jetë popullsia e rrethit të Kukësit, të gjitha komunat e prekura nga minat, organet e qeverisjes lokale etj. Në kuadër të projektit, do të krijohen dhe trajnohen OBK-të për të zotëruar aftësitë kryesore për identifikimin, planifikimin dhe mirëmbajtjen e projekteve me metoda pjesëmarrëse, prej të cilave do të përfitojë i gjithë komuniteti. PNUD-i ka përpiluar një Program për Zhvillimin me Bazë në Komunitet, i cili mbulon asistencën aktuale të zyrës së PNUD-it në këtë rajon në fushat e Qeverisjes Lokale, SSSR, Aksionin kundër Minave dhe Barazisë Gjinore, së bashku me ndërhyrje të tjera në fushat e zhvillimit të infrastrukturës së komunitetit, qendrat eksperimentale të biznesit, zhvillimi i ekonomisë lokale me anë të mikrokredive, zhvillimin ndërkufitar me Kosovën etj. Propozohen ndaj sektorit privat, si Fuqizimi i Dhomës Rajonale të Tregtisë, në mënyrë që të nxisë tregtinë ndërkufitare, sigurimi i trajnimeve mbi marketingun për bizneset, për Ndihmën e Huaj dhe për promovimin e Marrëveshjeve të Tregtisë së Lirë me Kosovën dhe sidomos me Malin e Zi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›