“Vefa” kthen 11 për qind të parave

12/03/2005 Rreth 74 mijë kreditorë do të marrin 40 milionë dollarë, kanë humbur 89 milionë dollarë
Të martën rreth 74 mijë kreditorë të “Vefa”-s do të mund të marrin në sportelet e Bankës Kombëtare Tregtare, 11 për qind të parave të depozituara. Kreu i Grupit të Mbikëqyrjes, Farudin Arapi, ka deklaruar se procesi që pritet të fillojë në fillim të javës tjetër, do të zgjasë pesë muaj dhe gjatë kësaj kohe do të shpërndahen rreth 40 milionë dollarë të mbledhura gjatë procesit të auditimit. Do të jenë katër rrethet ku do të fillojë procesi i shpërndarjes së parave dhe, konkretisht, më 15 mars do të marrin paratë kreditorët në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Vlorë. Sipas Arapit, gjatë paradites së djeshme, janë transferuar fondet me të cilat do të shlyhen kreditorët, nga llogaritë e “Raiffeisen Bank” drejt Bankës Kombëtare Tregtare. Shpërndarja do të fillojë sipas rendit alfabetik dhe kreditorët do të mund të tërheqin paratë pas publikimit të listave dhe evidentimit të emrit të tyre në to. Për të tërhequr paratë, kreditorëve do t’u duhet të kenë me vete dokumentin origjinal të depozitimit, kontratën e lidhur me kompaninë dhe pasaportën. Por, duket se nga sytë e Grupit të Mbikëqyrjes kanë shpëtuar rreth 89 milionë dollarë, për të cilat ish-bosi i “Vefa”-s do të akuzohet sërish nga Grupi i Mbikëqyrjes. Ndërkaq, duket se bilanci i llogarive të “Vefa”-s, paratë e shpenzuara për qëllime tregtare dhe ato nga vetë familja e Alimuçës, bëjnë që shuma totale e harxhuar të shkojë në 340 milionë dollarë. Gjithsesi, “Vefa” ka patur të kredituara 771 milionë dollarë, nga të cilat 156 milionë dollarë janë kthyer në xhepat e kreditorëve që janë larguar në momentet e fundit nga skema. Sipas llogarive të Grupit të Mbikëqyrjes, janë 18 mijë kreditorë që kanë dalë nga skema, ndërkohë që në llogaritë e “Vefa”-s kanë mbetur si kreditorë të pashlyer rreth 73.444. Kompania piramidale, gjatë kohës që ka ushtruar aktivitetin e vet, ka harxhuar rreth 14 milionë dollarë për qëllime prodhimi e tregtimi dhe rreth 69 milionë dollarë për blerje asetesh. Këto duket se janë të vetmet llogari që justifikojnë aktivitetin prodhues dhe tregtar të ish-kompanisë rentiere. Ndërkaq në bilacin kontabël rezultojnë fatura të kripura prej 14 milionë dollarësh vetëm për shpenzimet e familjes, ndërkohë që fondi i pagave ka shpenzuar nga llogaritë e kompanisë 18 milionë dollarë. Totali i këtyre vlerave ka bërë që “Vefa” të ketë të shpenzuara 340 milionë dollarë, pa llogaritur 156 milionë dollarë që janë marrë nga kreditorët, të cilët janë larguar nga skema piramidale. Sipas kreut të Grupit Mbikëqyrës, shoqëria VEFA ka qenë një ndër shoqëritë më të vështira për tu administruar. Gjatë procesit të administrimit, ka rezultuar që kjo shoqëri të ketë në pronësi 154 asete, prej të cilave janë shitur 142 asete me një vlerë në total rreth 3 miliard e 800 milion lekë. “Përsa i përket aseteve të tjera, ato janë ngrehina dhe nuk ka interes për blerje” tha Arapi. Për këto asete ai sqaroi se ato janë në zona të thella dhe se për to është bërë mbi 200 herë njoftim për shitje.
Dokumentet që nevojiten
Akti origjinal i depozitimit
Kontrata
Pasaporta
Tirana 39.400 52.5% e kreditorëve
Vlora 19.000 19%
Korça 8.000 11%
Durrësi 7.600 10.5%
Të dhëna për kreditimin
92.388 kreditorë kishte gjithsej “Vefa”
771 milionë dollarë janë kredituar në total
18 mijë dolën nga skema me 156 milionë dollarë
89 milionë dollarë janë të zhdukura
73.444 kreditorë do marrin 40 milionë dollarë
154 asete të shitura gjatë procesit
Shpenzimet e “Vefa”-s
Shpenzime administrative, karburant 31 milionë dollarë
Shpenzimet paga 18 milionë dollarë
Shpenzime për planbiznesi 113 milionë dollarë
Prodhimi, tregtimi 14 milionë dollarë
Blerja e aseteve 69 milionë dollarë vlera të shumëfishuara
Familja, shpenzime 14 milionë dollarë
Pronat e fshehura të “Vefa”-s
Hotel “Poseidon”, Greqi 4 milionë dollarë
Aksioner i një shoqërie civile aviacioni 1.3 milionë dollarë
Vilë luksoze në lagjen më të pasur në Athinë
Rreth 2 milionë dollarë të depozituara në një bankë
Paratë me të cilat ka justifikuar blerjen e traget “Aulona”
Prona në Hungari