POLI I LIRISE, i mirëpritur!
HENRI ÇILI
Ideja që struktura e spektrit të djathtë politik në Shqipëri është e mangët, për shkak të faktit se nuk ka asnjë alternativë reale dhe organizative brenda të djathtës veç PD dhe koalicionit qeveritar nuk është as e re dhe as origjinale. As nevoja e një “depozite” apo “dige pritëse” për votat e së djathtës të pakënaqur nuk është po ashtu një ide e re dhe origjinale.
Strukturimi i Polit të Lirisë dhe sidomos vajtja në krye të tij e ish–kryeministrit Aleksandër Meksi shënon një
kthesë, peizazh të së.djathtës shqiptare, të paktën në nivelin e shenjave dhe premisave. Angazhimi i Aleksandër Meksit ish-kryeministrit të parë demokrat të Shqipërisë së tranzicionit i jep kësaj alternative një plotësi dhe ç’është më e rëndësishmja vetë Poli i Lirisë strukturon një krah të djathtë që ecën më te dyja këmbët.
Një krah politik që ka dy pika mbështetjeje është më konkurrues në betejën politike dhe kjo nuk ka diskutim, ndaj një Pol i vërtetë dhe alternativ politik është një hap i mirëpritur brenda të djathtës për së paku tre arsye.
Arsyeja e parë pse Poli është i mirëpritur në skenën politike të së djathtës është fakti që struktura e sistemit elektoral aktual është e tillë, që një pol alternativ, jo vetëm që nuk i heq vota të djathtës, por i shton asaj. Ky pol alternativ ka aftësinë të mbledhë të gjitha ato vota të djathta, të cilat për një arsye apo një tjetër janë djathtas, por nuk e identifikojnë veten me Berishën dhe koalicionin qeveritar.
Arsyeja e dytë është se Poli mund të shërbejë si një angazhim votash të fjetura të së djathtës apo të elektoratit gri, i cili jashtë kësaj alternative politike do të kishte mbetur në shtëpi apo në kafe. Një kategori e tillë ekziston dhe nuk do te qe angazhuar nëse oferta politike nuk bëhet realisht më interesante.
Arsyeja e tretë dhe më e rëndësishme, sidomos kur e djathta ka katër vjet në pushtet është fakti që shumë prej votave të pakënaqura të së djathtës, të cilat vijnë si pasojë e konsumimit të natyrshëm të pushtetit, në vend që të ishin kundër apo të ishin abstenime kanë tek Poli, alternativa tjetër pa u dashur të ndërrojnë kamp.
Ndaj nuk ka arsye që Poli i Lirisë të mos mirëpritet. Ashtu sikurse Poli i Lirisë ka sfidat e veta përpara, më kryesorja e të cilave është pikërisht kjo: të shërbejë si pritë për erozionin e votave të së djathtës. Duke qëndruar një gjymtyrë e natyrshme e së djathtë pozicionimi si rival dhe jo si kundërshtar i Partisë Demokratike dhe koalicionit qeveritar është kushti i parë minimal që ky organizëm politik duhet të përmbushë.
Është plotësisht e mundur sot që të krijohen shanset që e ardhmja e së djathtës të mund të kalojë nëpër një rrugë tjetër, ku rivaliteti t’i zërë vendin antagonizmit të ashpër afro 20-vjeçar brenda së djathtës. Në këtë mënyrë Polit të Lirisë i takon sfida e dyfishtë të jetë njëkohësisht alternativë politike në vetvete dhe një plotës i alternativës të së djathtës.