POLITIKA DHE AKTIVIZIMI E MOS AKTIVIZIMI I LETRAVE ME VLERE
Sic’ dihet,Leket dhe Bonot e Privatizimit e kane zanafillen e tyre dhe u shperndane ne baze te ligjit Nr.7748 dhe Dekrett Nr.1030, datë 23.2.1995, Dt.29.7.1993 si dhe vendimeve te ndryshme te KM per te shperblyer punen e pa paguar dhe kontributin e te perndjekurve politike e te punonjesve shqiptare ne krijimin e prones se perbashket ne sistemin e kaluar.
Me deshiren e mire,mbeshtetur dhe ne eksperiencen pozitive te vendeve te tjera ish komuniste,nga qeveria e asaj kohe dolen aktet e me siperme dhe ligje,dekrete dhe VKM per emetimin dhe shperndarien e Bonove te Privatizimit per qytetaret dhe Leket e Privatizimit per ish te perndjekurit politike Me keto akte ligjore e nenligjore si dhe me Ligjin per t’u dhene fshatareve token, banesat per qytetaret e tjere nepermjet privatizimit te leverdisshem, etj. shteti po shperblente mundin dhe djersen e derdhur nder vitet e regjimit te me pareshem.
Ne keto radhe do ndalemi vetem per problemin e Bonove dhe Lekeve te Privatizimit sepse ne trajtimin e ketij problem,nga qeveri,politikane dhe pushtetare te ndryshem ka patur qendrime e veprime te larmishme,pozitive e me shume negative.
Ne vitet e para te qeverisjes se Partise Demokratike privatizimi u fillua mire,Paketa e aksioneve te disa shoqerive qe privatiziheshin,shiteshin 100 % vetem ne Letra me Vlere,te cilat perdoreshin nje lloj si edhe leket ne ankand masiv per publikun, pastaj erdhi kufizimi i perdorimit te tyre ne 80 % ne Letra me Vlere e 20 % me leke,me vone akoma ky raport ndryshoi ne 20 % ne Letra me Vlere e 80 % me leke.
Gjate kesaj kohe shume shqiptare i shnderruan Letrat me Vlere ne aksione dhe perfituan jo pak,sepse ato moren vlere edhe mb i 100 % nga ajo nominale.Por nje kohesisht nje pjese tjeter e qytetareve,per aresye te ndryshme nuk munden ti perdorin ato sepse ndodhen ngjarjet e vitit 1997 dhe kur ne pushtet erdhi krahu i majte i politikes,perdorimi i ketyre Letrave me Vlere ne privatizim u kufizua vetem ne paketen per punonjesit e shoqerive qe privatizoheshin.
Me kete metode te perdorimit te tyre u krijua edhe nje diferencim tjeter midis qytetareve,sepse nje punonjes pervecse ishte i punesuar ,i jepej e drejta edhe per t’u bere aksioner (pronar) nepermjet Letrave me Vlere.Ndersa nje i pa pune per shkak te reformes,nuk gezon as njeren nga keto te drejta.Kete padrejtesi qytetaret shqiptare e kane “peshqesh” nga qeverisja e Partise Socialiste e cila zhgenjeu edhe ndjekesit e vet duke mos zbatuar as ligjin Nr.8306,Dt.14.03.1998 “Per Strategjine e Privatizimit te Sektoreve me Rendesi te Vecante” , miratuar nga parlamenti i dominuar prej vete asaj.Ne kete ligj qe nuk ue zbatuan as nje here, percaktohet qarte se ne privatizimin e te gjitha shoqerive do te kishte Pakete per Publikun deri ne 20 % te vleres kontabele per ndermarrjet strategjike dhe me shume se kaqe per ndermarjet e vogla e te mesme,(kjo e fundit) sipas ligjit,Nr.8334, datë 23.4.1998.Qeverite e shumta te Socialisteve e deormuan problemin e Letrave me Vlere ashtu sic’ deformuan gjithe procesin e privatizimit.Kjo me qellim qe te perfitonin vete pushtetaret e asj kohe.Per kete qellim ata nxoren Vendime te KM si aime Nr.405,dt.31.8.1999 per shitjen me ankand pa cmim fillestar te pasurise,etj.Me anen e te cileve u shit Frigoriferi i Durresit per 200 000 leke,apo Kombinati i Tekstileve ne Berat per rreth 22 000 000 leke,(vetem kangjellat e rrethimit te tij te jashtem kushtonin me shume se aqe,pervec produktit te gateshem dhe lendes se pare qe dispononte).Pa permendur se cfare u be me privatizimet e tjera…
Si rrjedhoje e kesaj politike te gabuar qe ndoqen qeverite e majat te viteve 1997-2005 humbi krejt interesi per tregun e Letrave me Vlere.Duke mos i aktivizuar ato ne privatizimet qe beheshin ra cmimi i tyre ne treg nga rreth 35 % gjate procesit te privatizimit me ankand masiv,ne 1.5 %. As kush nuk mund te vere doren ne zjarr se pushtetare te asaj kohe,sidomos ata qe drejtonin ekonomine dhe procesin e privatizimeve, te mos kene spekulluar duke blere e perdorur keto Letra me Vlere ne pervetesimin e prones shteterore.Keta ish pusht-etare (si Z.Pajtim Bello,Luan Shahollari,et.),qte cilet edhe sot duan ta perdorin kete si karte te deshtimit politik te qeverise se Berishes,por bejne mire te heshtin,e jo te japin intervista me prononcime per trajtim negative e krejt pa baza te masave qe po ndermerr qeveria aktuale ne riaktivizimin e Letrave me Vlere.Ne fakt keta tipa politikanesh duhet t’u japin llogari masave qe i ndjekin nga pas per lenien ne dore te ketyre Letrave me Vlere per gjate 8 vjeteve te qeverisjes se tyre,dhe sot duan ti futin “gure nen rrota” punes se qeverise.
Partia Demokratike ne vitin 2005 shpalli platformen e saj elektorale ne te cilen premtoi me buje: “Se do te ndezim motorret e rritjes se shpejte ekonomike nepermjet privatizimit te plote dhe te shpejte te ndermarrjeve te medha duke perdorur dhe Letrat me Vlere,per ti shnderruar Shqiptaret ne pronare te pasurive te tyre kombetare”.
Kete premtim ajo e konfirmoi dhe ne progaramin e qeverise qe formoi po ate vit e te miratuar ne Parlament pas zgjedhjeve,per fitoren e te cilave shfrytezoi edhe premtimin e dhene qytetareve per aktivizimin e Letrave me Vlere.
Ne kete menyre qytetareve ju shtua shpresa e shperfillur nga socialistet te cilet e perdoren kete,si mjet per te “diskretituar” politikisht PD-ne.
Por ne fakt ne nje fare mase qytetaret shqiptare perseri nuk u kenaqen si duhet sepse per nje kohe te gjate edhe kjo qeveri mbajti heshtje te plote,pati mungese te veprimit konkret per ti aktivizuar ato.Qytetaret pyesnin me te drejte se kur qeveria,do te mbante fjalen e propaganduar ne tere shqiperine per qeverisjen e saj te “premtimeve te mbajtura”.Shqetesimit te qytetareve per nje kohe te gjate qeveria u mjaftua me ndonje prononcim ne TVSH se METE ka marre porosi te qarta per perdorimin e Letrave me Vlere ne Privatizim sipas nje “SKEME TE RE”,pati tek-tuk edhe prononcim te disa funksionareve shteterore por pa permendur konkretisht “paketen per publikun”,sipas ligjit.
Flitej shpesh per kethimin dhe kompesimin e ish pronareve,por nderkohe qytetaret shtronin pyetjen per qeveritaret ne se e dinin a po jo qe posedusit e ketyre Letrave me Vlere jane e duhet te konsiderohen nga cdo qeveri si ish pronaret e tjere qe kane trasheguar prona e u jane marre para ardhesve te tyre nga regjimi i me parshem,dhe si te tille kjo prone duhet t’u kthehet.Kjo edhe per faktin se pse ne rast se ish pronaret e kane trasheguar ate nga te tjeret,poseduesit e ketyre Letrave me Vlere e kane vene ate me djersen dhe mundin e tyre te derdhur ne vite,prandaj duhej qe edhe te favorizoheshin ne raport me te paret. Por kjo nuk ndodhi.
Nje problem tjeter qe duhet te zgjidhe qeveria e sotme dhe Ministrat perkates eshte lidhur me Fondin “Anglo Adriatika” i cili eshte i licencuar nga qeveria e PD-se qe ne vitin 1995 me nje propagande te madhe mediatike te kohes.Per rrjedhoje terhoqi investimet ne Letra me Vlere te mbi 47 mije familjeve shqiptare te cilat presin qe keto letra te shnderrohen ne aksione gjate privatizimeve te premtuara nga partia ne pushtet dhe qeveria e saj.Eshte e pakuptushme pse ky Fond Serioz Investimesh te mbetet kaqe gjate jashte privatizimeve,nepermjet te cilit Shqiptaret do te beheshin Aksionere.
Kur u krijua ai,Qeveria “Meksi” lidhi kontrate me kete fond,dhe ata se bashku,(Qeveri-Fond) bene propagande te madhe mediatike.Te dyja palet u premtuan qytetareve se do te sillnin mrekulline,(shih propaganden e kohes).Eshte detyre e Qeverise te prononcohet qarte se cfare do te behet me keto kreditime,ku kane shkuar, kush ka perfituar prej tyre,dhe si do te demshperblehen qytetaret e demtuar.
Per vec kesaj,cfare eshte edhe me e rendesishme,per te grumbulluar Letrat me Vlere te qytetareve shqiptare ne ate Fond,te dy palet shfrytezuan dhe perdoren Banken e Kursimeve (e cila ne ate kohe ishte shteterore).Kjo ishte nje aresye me teper qe shqiptaret tja besonin investimet e tyre ketij Fondi!
Shqiptaret ishin zhgenjyer nje here nga qeveria NANO e cila lidhi nje kontrate ne parim me kete Fond i cili do te privatizonte ne Letra me Vlere Azotikun e Fierit dhe ai do te sillte investime ne gazsjellesin Delvine-Fier,por qe nuk u zbatua kurre.
Ne fund te mandatit te saj 2005-2008,PD dhe qeveriae saj meKryeministrin aktual ne krye e rimoren perseri kete zotim te pa mbajtur,por sic’ duket kete radhe e kishte seriozisht,ndersa PS me ne krye z.Edi Rama e shperfillen perseri aktivizimin e Letrave me Vlere.Ata vazhduan avazin e vjeter te perdorimit te aktivizimit te tyre si “mashtrim te radhes se Berishes” ne vend qe ta kritikonin ate per mosveprimin e deriatehershem dhe ta merrnin vete si zotim te prere te qeverisjes se saj.Kjo edhe per faktin se aktivizimi i tyre u perkiste reformave te majta mbasi u interesonte kryesisht shtresave ne nevoje e masive si veteraneve, pensionisteve, punonjesve te te gjitha kategorive qe kishin perfituar Letra me Vlere.Shtresa keto qe PS si parti e majte pretendon se i perfaqeson,por ne fakt ajo i injoroi ato,dhe si “shperblim” mori edhe ndeshkimin nepermjet votes se tyre duke e lene perseri ne opozite.Pra z.Edi Rama ketu duhet ta kerkoje me shume shkakun e humbjes ne zgjedhje se sa tek nje kuti e pa hapur apo per nje mandat “te vjedhur”.
Po Partia Demoktatike dhe qeveria e saj cfare po bejne?!Qe ne fushaten elektorale u duk serioziteti i kesaj ndermarje per aktivizimin e Bonove te Privatizimit ku Kryeministri ne Elbasan leshoi thirrje per qytetaret “HIDHUNI NE TREGUN E LETRAVE ME VLERE”,etj.Pas fitores te zgjedhjeve filluan dhe veprimet konkrete.Doli VKM Nr.1638,Dt,17.12.2008 qe u jep te drejten pronareve te trojeve qe ka objekte shteterore ne truallin e tyre ti parablejne me vleren fillestare dhe me 80 % ne Letra me Vlere,VKM Nr. 804, datë 22.7.2009 i cili lejon qe trojet shteterore,te zonave industriale te shiten 50 % ne Letra me Vlere.Ne mbledhjen e qeverise te Dt,08.07.2009 u miratua PROJEKTLIGJI “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9482, DATË 3.4.2006, “PËR LEGALIZIMIN, URBANIZIMIN DHE INTEGRIMIN E NDËRTIMEVE PA LEJE”, TË NDRYSHUAR;”, me vone ky P/Ligj u shnderrua ne LIGJ,Nr. 10 169, datë 22.10.2009.Ky ligj ka vlera te pa diskutushme per problemin ne fjale dhe sidomos permiresimi i tij me project ligjin e dt.7 Janar 2010 qe e zgjeron diapazonin e perdorimit te Bonove te Privatizimit ne procesin e legalizimit te ndertimeve informale edhe pse nuk eshte perfshire premtimi i Kryeministrit per perdorimin e tyre ne 80%.
Duhet theksuar se vonesat dhe paqartesite e fillimit te ketij procesi nepermjet hapjes se sporteleve per fillimin e pranimit te pageses me Bono jo vetem shkakton vonesa ne kompesimin e pronareve por u le shteg kundershtareve te ketij procesi si z Bello,Shahollari etj. ta trumbetojne edhe si “MASHTRIM TE RADHES TE QEVERISE”,te nxitin ish pronaret qe ta kundershtojne kete process duke i mashtruar ata me intervistat qe japin ne disa te perditeshme te pa orientuara me kete nisme te kryeministrit,sikur keto Letra me Vlere,do “te ridepozitohen ne Buxhetin e Shtetit dhe t’u rishperndahen ish-pronareve ne kompesim te prones se zene,cka do te ishte nje tallje e madhe per ta”.Keshtu e hedh helmin ky gjasme politikan ne vend qe si ish pushtetar duhet ti shpjegoje popullit aresyet pse e nderpreu aktivizimin e ketyre Bonove per 8 vjet qeverisje (1997-2005).
E qarte eshte nje gje,vonesa ne zbatimin e ketij procesi ka bere qe edhe cmimi ne treg i tyre te coroditet nga 4-5% shkoi ne 25 % dhe aktualisht ne 12 % gje qe i hap rruge spekullimit ne dem te posedusve te tyre qe jane qytetaret shqiptare.
Qeveria dhe Parlamenti kane bere nje pune te mire edhe persa i perket miratimit te disa ligjeve qe i hapin rruge veprimtarise konkrete te burses shqiptare (per cudi bursa,ne gjithe rajonin vetem neve na mungon),sic’ jane ata per Titujt,e sidomos Ligj nr. 10 198, datë 10.12.2009 "Për sipërmarrjet e investimeve kolektive",i cili ne dispozitat tranzitore neni 137 pika 1 te tij parashikon: “ Personat juridik, të krijuar sipas ligjit nr. 7979, datë 26.7.1995 “Për fondet e investimit”, brenda tre muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do t’i paraqesin AMF-së një aplikim për rilicensim, një deklaratë të hollësishme për numrin e investitorëve të përfshirë, një deklaratë për administrimin, marrëveshjet më të rëndësishme, një deklaratë për investimet e kryera, vlerat e tyre përkatëse, objektivat e investimit dhe informacione të tjera, që mund të kërkojë AMF-ja”.
Kjo nenkupton qarte,por qe qartesisht e theksoi edhe ministri i financave z.Bode ne Parlament,si dhe Kryetarja e AMF,znj.Gjoni ne nje emision ne SCAN-TV,qe te zgjidhet edhe ky problem i tej zgjatur i Fondit te Investimeve Angloadriatica,i cili duhet ti pershtaet ketij ligji dhe te beje kerkese per rilicensim,nga i cili presin rreth 47 000 familje shqiptare qe te shnderrojne Bonot e tyre ne aksione te tregetushme,premtim qe duhet te ishte realizuar qe ne vitin 2000 e qe “socialistet e majte” zhgenjyen e mashtruan edhe shtresat qe pretendojne se ata i perfaqesojne.
Ne rast te kundert ky Ligj po ne nenin 137 pika 4 parashikon: “.Me hyrjen në fuqi të këtij ligji të gjitha bonot e privatizimit të investuara në fondet e investimit të krijuara me ligjin nr.7979, datë 26.07.1995, „Për fondet e investimeve“, ju rishpërndahen individëve. Ministri i Financave me Udhëzim rregullon proçedurat dhe afatet e rishpërndarjes”.
Per qytetaret shqiptare do ishte e mirepritur dhe shume e deshirueshme qe edhe qeveria te nxiste e te favorizonte Fondin e investimeve Angloadriatica dhe futjen sa me pare te tij ne privatizimin e aseteve strategjike te prones publike si ne Albtelekom,OSSH,OST,ne HEC-et,ne objektet industrial,etj.etj.,ku ne ndertimin e te cilave kane kontribuar gjithe shqiptaret,investitore te ketij Fondi.Kjo do te ishte zgjidhje per nje problem te tejzgjatur e qe shqiptarev u ka kushtuar jo pak
I rendesishem eshte dhe VKM Nr.804, datë 22.7.2009 qe lejon pagesen e Bonove te Privatizimit ne masen 50% te vleres se tregut.
Me masat e marra si me siper,na duken te pa pergjegjsheme disa trajtime e komente te deformuara (ndoshta me qellim spekullimi te tregut),ne median e shkruar e udiovizive te manipuluar nga opozita aktuale e qe behen ne menyre te njeaneshme e te pa mbeshtetura si duhet ne ligjet e VKM-te perkatese.