Republikanët vlerësojnë arritjet e qeverisë
24/04/2009 Turi elektoral
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu gjatë një takimi elektoral në Tropojë ka deklaruar se mazhoranca e djathtë gjatë viteve të saj në drejtimin e vendit ka mundur të bëjë realitet projekte të cilat pak vjet më parë ishin ëndërr dhe për të cilat kundërshtarët politikë dukeshin skeptikë. “Ne i kthyem ato në një realitet të prekshëm për të gjithë dhe do të vazhdojmë kështu në rrugën e mëtejshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me reformat dhe investime të mëdha, me ide, vizione dhe projekte të qarta, për ta bërë Shqipërinë anëtare të BE-së. Ne mund ta sigurojmë atë, pasi Shqipëria është tashmë anëtare me të drejta të plota në NATO”, - ka deklaruar Mediu. Kreu i PR-së është ndalur edhe te çështja e pronës, duke nënvizuar se Partia Republikane ka qenë përherë për njohjen e pronës private dhe kthimin e saj tek i zoti. “PR-ja është dhe do të jetë përherë në mbrojtje të interesave të kësaj shtrese, pasi zgjidhja e saj është njëkohësisht dhe elementi thelbësor i zhvillimit të tregut, prandaj mendoj se është e domosdoshme që ne ta zbatojmë në mënyrë të drejtë këtë çështje”, - tha drejtuesi i PR-së.