E Hënë, 2 Nëntor 2026

Përkujtohet 70-vjetori i Aleksandër Moisiut

23/03/2005  DURRËS - Është kujtuar në Durrës 70 vjetori i vdekjes së aktorit të madh shqiptar, Aleksandër Moisiu. Aktiviteti është organizuar në shtëpinë muze, që mban emrin e aktorit shqiptar, në vendin ku Moisiu ka kaluar një pjesë të fëmijërisë së tij.

Për jetën dhe aktivitetin e veçantë në fushën e artit dhe kulturës së Aleksandër Moisiut ka folur dr. Sali Hidri, ndërkohë që në këtë aktivitet kanë marrë pjesë deputetë, drejtues të pushtetit vendor, aktorë të teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, studiues, publicistë dhe dashamirës të artit.

Folësit vlerësuan figurën e gjeniut të madh dhe sollën të freskëta kujtimet e bashkëkohësve të aktorit shqiptar.

Në ditën përkujtimore të vdekjes së Moisiut u lexuan edhe pjesë të shkruara nga kritikët e mëdhenj të teatrit botëror, të cilët e kanë vendosur Aleksandër Moisiun përkrah emrave më në zë të teatrit botëror.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›