Lista e Edi Ramës nis përçarjen e socialistëve, ja emrat që nuk kandidojnë

Surpriza e kryesocialistit Rama me listat e kandidatëve për deputetë, të cilat i ka mbushur me besnikët e tij, ka irrituar kontribuuesit e vjetër të PS. Megjithëse listat për kandidatët për deputetë dalin për dy ditë, kryesocialisti Rama ka bërë të ditur preferencat e tij politike për përfaqësuesit e ardhshëm të parlamentit që do të garojnë nën siglën e Partisë Socialiste. Tashmë listat e Edi Ramës të cilët do të garojnë për PS do të jenë të mbushur me emra të panjohur, pa karrierë në gjirin e socialistëve dhe me të kaluar anonime në aspektin publik. Strategjia e Ramës, duke eliminuar emrat e vjetër të PS për ti zëvendësuar ata me përkrahës të tij personalë, dhe pa asnjë vlerë reale në PS është përdorur thuajse në të gjitha rrethet ku PS ka potenciale për të nxjerrë deputetë në zgjedhjet që do të mbahen në vend më 28 qershor.
Kështu, pas Beratit apo Durrësit, ku të zhgënjyer kanë mbetur jo pak emra të njohur të PS, të cilët janë postuar nga lista e kandidatëve për deputetë duke u renditur në vendin e tretë apo të katërt të saj, ditën e djeshme ka plasur bomba në degën e PS së Korçës, e cila është përçarë pikërisht për këtë shkak të manipulimit të listave nga Rama. Niko Pandeli dhe Ilia Kostandini, themelues të PS në Korçë janë shprehur publikisht kundër listave të Ramës për Korçën. Dy prej figurave të njohura të së majtës në Korçë, ish-deputetët socialistë Niko Pandeli dhe Ilo Kostandini shprehen kundër përfshirjes në lista të të rinjve pa kontribut në Partinë Socialiste. Por krejt ndryshe deklarohen drejtuesit aktualë të PS në Korçë. Listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e qershorit duhet të dorëzohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda tre ditësh.
Listat e Edi Ramës
Në listat e Edi Ramës për deputetë do të jenë të inkorporuar emra pa snjë lloj eksperience në PS apo në jetën publike. Tashmë emra të njohur janë planifikuar të skarcohen nga listrat e PS, për tu zëvendësuar nga anonimët e Edi Ramës të cilët vijnë nga bashkia e Tiranës, nga vila e Babë Myslymit apo edhe nga darkat e orgjive të organizuara në rininë e tij. PS e Edi Ramës do të përfaqësohet me listën Rama dhe jo me listën e socialistëve. Në Tiranë, në listën e Edi Ramës planifikohen të jenë emra si Dash Peza, Sajmir Tahiri, Eduart Shalësi, Rudina Seseri, Ilir Beqja, Mimi Kodheli, Spiropalin, Shamkun, Bushatin, Bare, si dhe biznesmenë të cilët vijnë nga bizneset që zhvillojnë në bashkëpunim me Edi Ramën. Ndërkohë që në qytetin e Beratit Edi Rama ka vënë në krye të listave Erion Velinë me Fidel Yllin, në Durrës Bledi Klosin, në Korçë Ben Blushin me Olta Xhaçkën, në Shkodër Tom Doshin, në Fier Gramoz Ruçin, në Elbasan Vali Leskaj, në Vlorë Arben Isaraj, etj. Nga burime brenda socialistëve mësohet se jashtë listave do të jetë lideri i socialistëve Fatos Nano, si dhe emra të njohur si Bashkim Fino, Luan Hajdaraga, Besnik Dervishi, Andis Harasani, Marko Bello, Servet Pëllumbi, Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Ethem Ruka, dhe shumë të tjerë, të cilët ose nuk do të jenë në lista, ose do të jenë në pozicionet humbëse në renditjen e listave. Taktika e Edi Ramës në hartimin e këtyre listave konsiston në krijimin e një liste deputetësh të cilët do të jenë besnikët e tij në rast të humbjes së zgjedhjeve të 28 Qershorit dhe largimit të tij nga kreu i PS. Kryesocialisti Rama është shprehur se këtë listë po e krijon për të pasur me vete një grupim deputetësh të cilët do i duhen në rastin e humbjes së zgjedhjeve, për të krijuar një grupim politik të ri në rast se humb PS. Unë nuk e kam dashur kurrë PS, biles e kam urryer këtë parti, është shprehur Edi Rama në një bisedë konfidenciale me një nga miqtë e tij, duke konfirmuar se ideja e tij përtej të majtës dhe të djathtës është grupimi i ri i deputetëve që do të krijohet pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, grupim që do të rreshtohet pro Edi Ramës dhe jo pro Partisë Socialiste.