PROJEKTET, Asnjë kacidhe për Albanologjinë...
Nëndrejtori i QSA dhe drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta rrëfen mbi situatën dhe projektet madhore, me rëndësi kombëtare, të cilat kanë mbetur të bllokuara
Petrika GROSI
“Nuk kemi marrë asnjë kacidhe për projektet tona dhe nuk mund t’ju jap shumë detaje sa i takon punës që do të bëjmë”. Kështu është shprehur fillimisht, teksa e kontaktuam dje, nëndrejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe njëherësh, drejtori i Institutit të Historisë, Beqir Meta, i cili rrëfen mbi situatën dhe projektet madhore të albanologjisë, të cilat edhe pse me një rëndësi kombëtare, vazhojnë të jenë të ngrira për shkak të mungesës së fondeve ose të mosaprovimit të tyre nga dy ministrat e fundit të Arsimit e Shkencës, Genc Pollo e Fatos Beja. “Kemi një sërë projektesh, ndër të cilat më kryesori mbetet projekti i historisë shqiptare të shek. XX, një projekt i madh, 4-vjeçar, që presupozon bërjen për herë të parë të një studimi ballor sistematik mbi një sërë problemesh të historisë shqiptare të shek.XX, nga një grup studiuesish vendës e të huaj.” – thotë historiani Meta, i cili sqaron se historianët e huaj më të spikatur, të cilët kanë dhënë kontribut të vyer me monografi apo botime shkencore gjatë këtyre 20 viteve të reflektimit mbi historinë tonë, në bazë të metodave moderne shkencore do të jenë pjesë e grupit të punës. Beqir Meta shton se “Kemi pasur dy vëllimet e fundit të historisë së Shqipërisë 3 dhe 4, të cilat shënojnë një hap në këtë drejtim por nuk ka pasur kërkime të thejlluara në arkiva për një sërë problemesh të rëndësishme, duke përfshirë këtu periudhën e shtetit shqiptar në kohën e Zogut, Lufta II Botërore dhe periudhën e komunizmit. Pa mohuar punën e mirë të autorëve, mbeten pjesë të zbrazëta që kanë nevojë për përqasje me metodologjitë e fundit.” E veçanta e këtij botimi që pritet do të jetë se në ndryshim nga e kaluara, në të do të vendosen pikëpamjet kryesore divergjente që janë injoruar deri më sot. Autorët, sipas kërkimeve të tyre të detajuara do të mbajnë edhe qëndrimin profesional individual karshi ngjarjeve, periudhave apo personazheve të caktuara që lidhen me historinë e Shqipërisë. Në mënyrë që të jetë sa më i besueshëm si botim, nuk do të mungojnë referencat nga burimet përkatëse në fund të çdo faqeje. “Pra, ky është projekti më i rëndësihëm që kemi për katër vitet e ardhshme. Do të jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë e re për të gjetur financimin e tij, për arsye se projekti u paraqit në qeverinë ekzistuese dhe nuk u miratua.” – tregon drejtori i Institutit të Historisë. E në fakt, është për t’u habitur që pas qindra debateve mbi nevojën e rishikimit me paanësi të historisë së errët të gati gjysmë shekulli të diktaturës komuniste dhe pas shpalljes së këtij korrigjimi si prioritet nga vet kryeministri Berisha, ministrat e Arsimit dhe Shkencës, Pollo e Beja nuk e kanë parë këtë, si projekt të rëndësisë parësore. Gjithashtu, disa projekte të tjera pritet të zhvillohen nga Instituti i Historisë siç janë zhvillimi i disa studimeve të rëndësishme me tema monografike, botimi i kanunaneve osmane, historia e minoriteteve në Shqipëri, para dhe pas Luftës së Dytë Botërore, marrëdhëniet shqiptaro-greke vitet ’13-’14, përfundimi i një studimi mbi marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në Luftën e Ftohtë, Shqipëria nën pushtimin gjerman si dhe një studim mbi Republikën e Shqipërisë në kohën e sundimit të Zogut.
Po kështu, nëndrejtori i Qendrës së Studimeve Albanologjike pohon se albanologjia ka një sërë projektesh të tjera të rëndësishme siç është zhvillimi i kërkimeve arkeologjike jo vetëm në qendrat bregdetare, por edhe më në brendësi të territorit, duke e zgjeruar kështu gjeografinë e ekspeditave dhe hartën tonë arkeologjike. Megjithatë, për këto projekte ende nuk është miratuar ende asnjë buxhet nga qeveria dhe nëse arkeologjia vazhdon të punojë sot e kësaj dite, duhen falënderuar kolegët dhe institucionet homologe gjermane, franceze, britanike dhe italiane, nga të cila arkeologët shqiptarë janë katandisur të kërkojnë lëmoshë. E gjithë vëmendja tashmë është përqendruar të ngritja e qeverisë së re, tek e cila janë dhe sytë e shpresat e albanologëve tanë për të çuar më tej punën, studimet, hulumtimin dhe botimet e tyre shkencore.
Enciklopedia e munguar e Shqipërisë
Jemi i vetmi vend në Ballkan, e ndoshta bashkë me Kosovën, ndër paktit në botë, që nuk kemi një enciklopedi shkencore por vetëm fjalor enciklopedik. Historiani Beqir Meta tregon për gazetën se “Gjatë katër viteve të ardhshme do të punohet për botimin për herë të parë të një enciklopedie shqiptare. Do t’i bëhet një kërkesë qeverisë së re sapo ajo të krijohet dhe ne do të mbajmë kontakt të vazhdueshëm me institucionet nga varemi, në mënyrë që të realizohet kjo enciklopedi shumë e rëndësishme. Ka ekzistuar më parë një lloj projekti i përbashkët me Akademinë e Shkencave të Kosovës por nuk e kemi të qartë nëse pati ndonjë arritje.”
1 Shtator 2009