E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, 35 komisione rajonale do të menaxhojnë zgjedhjet për kryetarin



TIRANË - Ka nisur sot zyrtarisht fushata për zgjedhjen e kreut të Partisë Socialiste. Komisioni Zgjedhor i ngritur brenda Partisë Socialiste ka nisur nga puna për krijimin e infrastrukturës zgjedhore. Komisioni Zgjedhor po i kushton rëndësi ngritjes së komisioneve dhe përfundimit brenda afateve të hartimit të listave të votuese. Kryetari i këtij komisioni, Genc Gjonçaj, tha se deri tani janë ngritur 35 komisione rajonale, të cilat do të menaxhojnë procesin zgjedhor të 26 shtatorit.
“Ne kemi ngritur 35 komisione rajonale, të cilat në mënyrë zinxhir do të ngrenë komisionet përkatëse në çdo bashki dhe në çdo komunë, duke ua nënshtruar këtë veprimtari afateve konkrete. Paralelisht me këtë komisioni po punon për përfundimin e listës përfundimtare të zgjedhësve të partisë. Është një listë e cila duhet të rregullohet nga pikëpamja e pranimeve të reja apo largimeve”, - theksoi Gjonçaj. Më datë 26 shtator mbi 70 mijë socialistë me kartë anëtarësie do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur, sipas parimit “një anëtar, një votë” kreun e ardhshëm të Partisë Socialiste.

3 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›