E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha në rrugëtimin e turpshëm të akuzave e shpifjeve

 

Partia Socialiste i konsideron si trillime dhe shpifje të ulëta deklaratat e kreut të qeverisë, sipas të cilit Rama e ka quajtur aksin Durrës-Kukës si rrugën e asgjëkundit. “Sali Berisha akuzoi Kryetarin e Partisë Socialiste, se e ka quajtur rrugën Durrës-Kukës “rruga e asgjëkundit”, duke prodhuar kështu shpifjen e ulët të ditës, në të njëjtën ditë që Kolegji Zgjedhor mbylli turpshëm maskaradën zgjedhore me shkeljen flagrante të ligjit dhe mohimin e përsëritur të së drejtës demokratike të opozitës për të bërë transparencë mbi kutitë e dyshuara të Beratit, Tiranës e Shkodrës”, tha dje zëdhënësja e PS-së, Armela Imeraj. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i selisë blu. Zëdhënësja Erla Mëhilli tha gjatë një dalje për mediat se Rama duhet të kërkojë falje për etiketimin që i bëri rrugës. “Nëse ndjen sadopak pendesë për shpifjet, sulmet dhe etiketimin ndaj rrugës, le t’u kërkojë publikisht të falur rreth 6 milionë shqiptarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Sot Edi Rama pasi dështoi me presionet politike dhe shumat marramendëse, ndërmori sulmin e radhës ndaj Kolegjit Zgjedhor për vendimet e tij”, tha Mëhilli.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›