Përsëri mbi aleancën e re qeverisëse
Ndriçim Kulla
Vetë Norberto Bobbio, një personazh i spikatur e me prirje liberal-socialiste, në përpjekjen e vet tashmë të famshme për të dalluar të djathtën nga e majta përdor kriteret e barazisë dhe lirisë, kritere këto që po të kombinohen, na dizenjojnë një hartë që na bën të kuptojmë se si mund të konsiderohen të djathta apo të majta edhe lëvizje jo homogjene, dhe se si, pavarësisht se janë jo homogjene, në situata të veçanta, ato mund të jenë edhe potencialisht aleate. E për të sintetizuar gjithçka, ai thekson se në këtë lëvizje, politikani i majtë, në një lloj mënyre duhet të jetë i frymëzuar nga idealet, ndërsa ai së djathtës mjafton të jetë i frymëzuar nga interesat. A s’është vallë ky sfondi i krijimit të kësaj aleance? A s’është vallë ky mësim teorik një zbërthyes i arsyes së këtij koalicioni? A s’janë vallë idealet e atdheut, integritetit, të individit dhe ekonomisë shqiptare të kërrusur nga pesha e krizës, ato që mund të përbëjnë emëruesin e idealeve dhe interesave të përbashkëta të kësaj marrëveshje? E në pikëpamjen teorike, a s’është vallë prirja drejt rishikimit dhe rithemelimit të vetë kritereve të përfshirjes të së majtës kudo në Europë, ajo që dikton provimin e rrugëve të reja. Retorika e “përtej”, qoftë kjo për partitë, traditat, politikat, programet apo dhe vetë të majtën në tërësinë e vet, nuk do të thotë asgjë, nëse nuk është e qartë se ku duhet të shkohet e se ç’rrugë duhet ndjekur për të fituar qeverisjen. Tashmë socializmi për të majtën nuk mjafton, kështu përkthehet gjendja e saj humbëse kudo në Europë; ndaj urgjentisht revolucioni liberal, si ai që kaloi e djathta, duhet të bëhet edhe pjesë organike e saj, përndryshe ajo mund të shndërrohet në ato holcvege-t e Hajdegerit, në ato shtigjet e ndërprera e të mbyllura të tij, që humbasin nëpër pyll.
Në këtë nyje të pamundur për t’u shmangur midis demokracisë dhe liberalizmit e kapitalizmit, le të përmendim këtu edhe dy mësime që na vijnë nga dy korifenjtë transformues të mendimit të së majtës gjatë gjithë këtyre dekadave të fundit. Vetë Gidensi, teoricieni i famshëm i vijës së tretë, duke përsosur impiantin teorik të demokracisë deliberative të menduar nga Miller, propozon një demokraci dialoguese, që të mos arrijë ta narkotizojë konfliktin, ekonomik dhe ideal, (midis së majtës dhe së djathtës), por nga ana tjetër të favorizojë pohimin e tolerancës reciproke, duke iu kundërvënë pa vijë shpëtimi fondamentalizmave, edhe atyre të sferës së politikës institucionale, të menduara si realitete mbytëse, gjithë-sunduese e sterilizuese të parimit të përgjegjshmërisë. A s’është ndoshta përdhosja e kësaj aleance një fondamentalizëm? Ishte vërtet risia më e madhe, madje duhet konsideruar – në kundërshtim nga opinioni mbizotërues i analistëve të së majtës - si vlera më e madhe që periudha opozitare e majtë i ka dhënë demokracisë shqiptare, fryma e kësaj demokracie dialoguese, fryma e një klime të ç’tensionuar në marrëdhëniet pozitë-opozitë (pavarësisht çështjes së Kodit Zgjedhor dhe ndryshimeve kushtetuese që hyjnë në optikën e interesave të secilës palë), edhe atëherë kur midis tyre u vendos një ngjarje e rëndë si ajo e Gërdecit, një klimë kjo që u anatemua aq fort, veçse pa shumë të drejtë, largpamësi e frymë kombëtare, kur në fakt mund të quhej që përbënte shtyllën kryesore të politikës gidensiane; pra, të një politike vërtet të re të bazuar në forcën e arsyes në vend të arsyes së forcës. Atëherë, pse duhet të quhet tradhti rasti kur këtë forcë të arsyes, një pjesë e veçantë, po e së majtës, e përdor për qëllime institucionale, përpara arsyes së forcës, që i propozon e majta nënë, me formula të tipit qeveri teknike e zgjedhje të parakohshme? Përkundrazi, në këtë situatë, konsiderimi parësor i interesit të së majtës, kundra çdo çmimi për ta lënë në pushtet të djathtën e Sali Berishës (aq më tepër fituese), do të qe kryekëput përdorimi i arsyes së forcës kundrejt popullit dhe ekonomisë shqiptare në tërësi.
Ndaj, duhet kuptuar drejt se termi tradhti duhet drejtuar kah diçkaje krejt tjetër. Përkundrazi, ka ardhur koha që e gjithë politika shqiptare të kultivojë atë parim që sapo lëshoi sythe, parimin e “demokracisë dialoguese”, vërtet të denjë për një pikënisje të re të stinës së politikës sonë. E nëse në frymën e revolucionit liberal që lipset të përfshijë edhe të majtën, përtej rithemelimit të social-demokracisë dhe vijës së tretë që propozon Gidensi, (por ende utopi për t’u provuar në vendin tonë, kur është aq e vështirë për demokraci të vjetra e të konsoliduara), qëndron një forcë e një mundësi akoma dhe më konkrete, progresizmi liberal i frymës së John Rawls-it, me konceptin e tij të famshëm për drejtësinë publike dhe politike. Më 1993, në një tjetër traktat të njohur, “Liberalizmi politik”, autori e përpunon praktikisht teorinë e tij të drejtësisë në drejtimin e liberalizmit politik, të kujdesshëm ndaj sfidave të reja të pluralizmit, duke u angazhuar të zgjidhë problemin “se si është e mundur të ndërtohet një shoqëri e qëndrueshme dhe e drejtë nga qytetarë të lirë, por të ndarë në doktrina filozofike, morale fetare etj. (pra, edhe midis doktrinave të së majtës dhe së djathtës), thellësisht të papajtueshme midis tyre, edhe pse më se të arsyeshme në vetvete. Një nga shtyllat e teorisë rawlsiane të liberalizmit politik, që qëndron pas gjithë frymës së progresizmit liberal të së majtës, të praktikuar gjerësisht nga Klintoni, e të përkrahur edhe nga Bler, D’Alema etj., është ai i “konsensusit të kryqëzuar”, ose konsensusit të arritur prej kryqëzimit të vlerave dhe parimeve bazë e të përbashkëta të të gjitha atyre doktrinave të ndryshme e të papajtueshme. Aq më tepër që sot, “ky pluralitet doktrinash të arsyeshme, edhe pse të papajtueshme, duket si rezultati normal i ushtrimit të arsyes dhe racionalitetit brenda institucioneve të lira të një regjimi demokratik konstitucional” (siç mund të jetë edhe situata në vendin tonë).
Ndaj, nëse tani kjo frymë e liberalizmit politik, të propozuar nga Rawlsi, mund të quhet si e përqafuar nga ideja e krijimit të këtij koalicioni, do të qe e kohës dhe e momentit që ky parim i tij i konsensusit (“overlapping consensus”), të shtrihej edhe në fusha të tjera të marrëdhënieve brenda së majtës ose midis së majtës dhe së djathtës, sepse vlera e parime për t’u kryqëzuar ka shumë, duke filluar që nga problemi i ekonomisë, varfërisë dhe çështjeve sociale. Kjo do të qe një vlerë e shtuar e stinës që mund të hapë ky koalicion për politikën shqiptare. Aq më tepër që në gjirin e teorive politike, më shumë se teoria “përtej së majtës dhe së djathtës” e vijës së tretë, liberalizmi politik duket si përgjigjja më funksionale e kërkesave të sotme për një shoqëri të bazuar mbi pluralizmin dhe drejtësinë.
Në horizontin që na hapin këto trajtesa e parime, duhet trajtuar dobia dhe rreziqet që ofron një koalicion i këtij lloji, pra qoftë nga pikëpamja e praktikës, ashtu dhe ajo e teorisë. Për të premtuar në një fushatë elektorale dhe për të zbatuar premtimet pas përfundimit të saj, besoj është imperativi i çdo force politike. Mirëpo, për të realizuar premtimet të nevojitet të veprosh, e veprimin ta ofron vetëm qeverisja.
Shtrohet kështu me të drejtë pyetja: A ia vlen të sfilitesh për vite të tëra e të stërmundohesh për të dështuar aq herë? Është e tmerrshme të ndihesh vetëm një numër, i shfrytëzuar dhe i përdorur nga liderë që quhen reformatorë, por që janë aq fort të tërhequr pas parimit “o gjithçka o asgjë”. Në këtë kuptim, të provosh ka gjithmonë dobi, sidomos kur lëviz në një hapësirë të madhe si qeverisja, me një shikim largpamës, afatgjatë, që nuk varet tërësisht nga popullariteti i zgjedhjes. Kjo mund të jetë baza përligjëse që i takon LSI në aleancën e krijuar. Por ajo çka do t’i uronim veprimtarisë së saj në këtë koalicion, është përkujdesja e ruajtjes dhe forcimit jo vetëm të një qeverisje, qoftë aleancë, qoftë e plotë, qoftë katërvjeçare; por më tepër perspektivës së krijimit të një stine të re politike, që në sintezë të ruajë diversitetin dhe perspektivën e vet, qoftë edhe si pjesë e së majtës e për të majtën në tërësi. Atëherë po që do të ketë kuptim për këtë bangë prove të saj, shprehja e famshme e Fernando Pesoas që thotë: “Gjithçka vlen, nëse shpirti nuk është i vogël!”.