PS: “Berisha po fsheh dështimet e qeverisjes së tij”
Partia Socialiste akuzon kryeministrin Sali Berisha se po përpiqet që të fshehë dështimet e qeverisjes së tij dhe po i deformon ato për demagogji paraelektorale. Deputeti socialist, Arben Malaj, përgënjeshtroi deklaratën e kryeministrit, sipas të cilit Shqipëria është vendi me lirinë fiskale më të lartë në Europë. “Liria fiskale e Shqipërisë nuk është më e ulëta në Europë dhe nuk është shndërruar në përfitime për ekonominë dhe qytetarët shqiptarë. Liria fiskale është më e lartë edhe në disa ish- republika ruse dhe është më e ulët në disa prej vendeve më të zhvilluara europiane”, - tha Malaj. Deputeti i PS-së sqaroi se reduktimi i lirisë ekonomike në vend është shkaktuar si rezultat i korrupsionit dhe moszgjidhja e të drejtës së pronës. “Dy elementë të lirisë ekonomike që pengojnë më shumë zhvillimin e vendit, siç janë
13 Maj 2008