E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veliaj: “Ja objektivat e G99-s”



Pas prezantimit publik të lëvizjes politike “G99”, Erion Veliaj, doli dje në konferencën e parë për shtyp në cilësinë e përfaqësuesit të G99-s duke bërë një prezantim të përmbledhur të grupimit si një lëvizje qytetare, qëllimet e së cilës janë përfundimi i tranzicionit, sjellja e më të mirëve në shërbim të sferës publike dhe demokratizimi i demokracisë. “Çështjet që G99-a do të adresojë në vijim janë projektligji për të siguruar votën e emigrantëve, një faktor i rëndësishëm ekonomik në jetën e vendit, por që nuk është i përfaqësuar në vendimmarrjen politike. Çështja e dytë ku G99-a synon të rikthejë dhe të përforcojë vëmendjen është siguria e jetës në Shqipëri. Jemi të shqetësuar sepse kemi parë që shteti jo vetëm u mori jetën këtyre njerëzve, por dhe po vonon t’i ndihmojë ata për dëmet financiare. Siguria e jetës duhet të rikthehet në qendër dhe jo në periferi të vëmendjes. Çështja e tretë që u përmend ishin kushtet e jetesës që përfshijnë probleme sociale që janë ashpërsuar në vend si rritja e çmimeve, situata në spitale, siguria në vendet e punës etj." - tha Veliaj duke përmendur dhe raste të tjera skandaloze që po publikohen si problemi i vajit kancerogjen.

13 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›