Referendumi, do të hapen zyra në të gjithë Shqipërinë për mbledhjen e firmave
Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës nis organizimin për referendumin. Zheji: “Fillimisht do të zhvillojmë një fushatë të gjerë sensibilizimi”
Shaban Sulçe
Merr gjithnjë e më shumë formë nisma e LSI-së dhe e Komitetit Kombëtar të Mbrojtjes së Kushtetutës për organizimin e referendumit. Pas zhvillimit të mitingut në sheshin “Skënderbej”, ku mijëra protestues kërkuan referendum për mbrojtjen e Kushtetutës, tashmë do të nisë organizimi konkret në të gjithë Shqipërinë për mbledhjen e firmave. Fushata për referendumin do të konkretizohet me hapjen e zyrave të posaçme në qytetet kryesore të vendit, të cilat do të koordinojnë organizimin dhe procesin e mbledhjes së firmave. Një gjë e tillë u konfirmua për gazetën “Albania” nga kryetari i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, i cili tha: “Do të ketë një zyrë kryesore, e cila do të hapet në selinë e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës. Më pas do të hapen edhe zyra në qytetet kryesore të vendit, nga ku do të nisë puna për mbledhjen dhe certifikimin e firmave, për kërkesën për referendum”, - tha Zheji.
Sensibilizimi
Fushata për referendumin do të paraprihet nga një fushatë informuese dhe sensibilizimi për qytetarët shqiptarë. Kjo u deklarua dje nga kryetari i LSI-së Ilir Meta, i cili tha se “kjo fushatë do të fillojë këto dy ditë në qytetin e Elbasanit, për të vazhduar më tej në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë”. Ndërkohë, kryetari i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, shpjegoi: “Amendimet për ndryshimin e Kushtetutës ende nuk janë botuar në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë. Këto amendime priten të shpallen pas 10 ditësh, dhe në momentin e shpalljes së tyre ne do të depozitojmë akt-kërkesën, të cilën e kemi gati, pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të marrë formularët, që do tu shpërndahen qytetarëve, të cilët do të firmosin për Referendumin. Deri në atë kohë, ne do të jemi të përqendruar në zhvillimin e fushatës sensibilizuese dhe informuese me qytetarët shqiptarë, të cilët do të njihen me rëndësinë e Referendumin dhe me rrezikun që i kanoset demokracisë së vendit nga ndryshimi i Kushtetutës, që ju bë në datën 21 prill”.
Broshurat
Përfaqësuesit e Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës kanë planifikuar gjithashtu shpërndarjen e broshurave për të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, brenda dhe jashtë vendit, një broshurë e cila do të sqarojë të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në Kushtetutën e vendit në natën e 21 prillit dhe njëkohësisht të gjitha pasojat që vijnë nga këto ndryshime. Sipas ligjit, duhen 50 mijë firma për të kërkuar referendum, por kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe kryetari i Komitetit Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës, Artur Zheji, gjatë prononcimeve të tyre të këtyre ditëve, kanë deklaruar se numri i shqiptarëve që do të firmosin për referendumin për mbrojtjen e Kushtetutës, do të jetë 500 mijë.
13 Maj 2008