E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Berisha të mos heshtë për pasurinë e Priftit



Partia Socialiste kërkoi dje përgjigje nga kryeministri Sali Berisha, lidhur me akuzat e opozitës për pasurimin me 1.8 milionë euro të ministrit të Ekonomisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti.
Në një deklaratë për mediat, deputeti i PS-së, Taulant Balla, duke iu drejtuar Kryeministrit Berisha, tha se ai duhet të japë llogari nëse është ortak me Priftin duke qenë se po hesht për pasurimin e tij. “I kërkojmë sot Sali Berishës të shpjegojë para shqiptarëve, se çfarë pazari ka mbyllur me Ilir Metën një vit më parë dhe sa është vlera e këtij pazari. Një nga ministrat e pazarit, për një vit ka përfituar 1.8 milionë euro. A ka mundësi t’i tregoni shqiptarëve sa e keni mbyllur pazarin?”, - tha Balla. Në vijim të deklaratës, Balla, në formë pyetjesh kërkon nga kryeministri që të jepen shpjegime sesi u pasurua Prifti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›