E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli merr në Itali “Çmimin e Mesdheut”



Forumi Mesdhetar për Paqen, i akordoi dje Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli, “çmimin e Mesdheut”. Forumi Mesdhetar për Paqen në Capri të Italisë, përzgjodhi Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, përmes propozimit të bërë nga Senatori Sergio De Gregori, President i delegacionit parlamentar italian i Asamblesë së NATO-s. Në motivacionin e këtij çmimi theksohet se: “Mesdheu paraqitet si një zonë strategjike, që lidh tregjet e Lindjes dhe ato evropiane dhe Perëndimore. Roli i tij në proceset ndërkombëtare dhe në rregullimin e marrëdhënieve politike, kulturore, ekonomike dhe tregtare, por edhe të njerëzve dhe të mallrave, është gjithnjë e më thelbësor për çdo perspektivë të së ardhmes së popujve që përfshin kjo zonë”, - thuhet ndër të tjera. Me marrjen e çmimit, Topalli tha se: “Këto vite Shqipëria është transformuar në mënyrë të pabesueshme. Ky çmim është për vendin tim!”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›