E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Berisha të ndërpresë sulmin politik ndaj gjykatave



Partia Socialiste ka shprehur shqetësimin për presionin e vazhdueshëm që po ushtron qeverisja e Berishës ndaj pushtetit gjyqësor. Kryetari i Komisionit të Ligjeve në PS, Ylli Manjani, kundërshtoi sërish projektligjin e qeverisë “Për administratën gjyqësore”, duke e cilësuar atë si antidemokratik dhe antikushtetues. Manjani i bëri thirrje kryeministrit Berisha që të ndalë sulmin politik, ndërkohë që shprehu mbështetjen e PS-së ndaj gjyqtarëve në vend dhe ndaj kërkesës së tyre për të kundërshtuar këtë projektligj, të propozuar nga qeveria. “Jemi të bindur se rruga e mosbashkëpunimit dhe e sulmit politik mbi pushtetin gjyqësor është më e gabuara e mundshme. PSSH mendon se pa asnjë ekuivok, kusht apo diskutim pushtetit gjyqësor i duhet garantuar pavarësia. Ne, sot në opozitë mbështesim pa asnjë ekuivok kërkesën legjitime të trupës gjyqësore për më shumë hapësirë në bërjen e ligjeve në Shqipëri. Ne sot mbështesim përpjekjet e kësaj trupe për të garantuar pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Njëkohësisht jemi të angazhuar që në qeverisjen e re trupa gjyqësore do të ketë të drejtën e hartimit të ligjeve që vetërregullojnë veprimtarinë gjyqësore”, - tha Manjani.

4 Tetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›