E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy vatra zjarri brenda pak orësh

Vlorë

Afrimi i stinës së verës, rikthen problemin e zjarreve. Kështu paraditen e djeshme, një vatër zjarri është identifikuar pranë një sipërfaqeje të mbjellë me ullinj në Radhimë. Banorët kanë njoftuar repartin e zjarrfikëseve për t’u ardhur në ndihmë banorëve, të cilët kanë tentuar ta fikin zjarrin me mjete rrethanore. Rrugët e bllokuara të fshatit, kanë vështirësuar punën e zjarrfikëseve që kanë mbërritur brenda 15 minutash në vendngjarje. Pas rreth 2 orësh është bërë e mundur fikja e zjarrit në parcelën me ullinj dhe shkurre në hyrje të fshatit Rradhimë. Nuk dihet ende nga se është shkaktuar zjarri dhe nëse ngjarja kë qenë e qëllimshme apo aksidentale. Prokuroria ka filluar hetimet paraprake në lidhje me këtë çështje. Ndërkohë, paraditen e djeshme në uzinën e Pashalimanit është djegur një kapanon. Në momentin që kanë mbërritur mjetet e zjarrfikëseve gjithçka ishte djegur. Zjarri mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërkohë që dëmet kanë qenë të konsiderueshme.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›