PS, Braçe: Të faktohen në terren akuzat ndaj Bashës
PS kerkoi sot nepermjet numrit dy te grupit qe prokuroria të faktojë në terren akuzat ndaj ish-ministrit të Transporteve Basha, duke theksuar se prokuroria ka hetuar vetëm procedurat e tenderëve
TIRANE-Nënkryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar nga prokuroria që të faktojë në terren akuzat ndaj ish-ministrit të Transporteve Lulzim Basha, duke theksuar se prokuroria ka hetuar vetëm procedurat e tenderëve. Sipas Braçes, janë hasur shkelje të rënda gjatë procedurës së tenderimit për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës.
”Prokuroria ka mundësi të provojë në terren diferencën deri ne 700% të cmimeve të materilave të ndërtimit që po përdor klienti i qeverisë i kontraktuar prej saj, apo të verifikojë në terren atë që Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton që volumet e punës të parashikuara apo të reklamuara nga kompania janë fiktive”, tha sot Brace ne nje konference per shtyp nga selia e PS.
Per PS-ne, Gjykata e Larte ka marre nje vendim procedural për afatet e shtrirjes së hetimit dhe nuk ka gjykuar asnjë ditë akuzën e ngritur nga ana e prokurorisë. Brace pohoi se Ministri Basha nuk zgjodhi të provojë pafajësinë e tij. "Por përkundrazi ashtu si cdo kriminel tjetër i rëndomtë , hajdut apo vrasës zgjidhi të fshihet pas procedurave”-theksoi Braçe gjatë një konferences për shtyp
Deputeti socialist tha më tej se qeveria ka abuzuar me çmimin për rrugën, duke tejkaluar vlerën e kontratës. “Rruga Durrës-Kukës nuk përfundon në qershor”-tha Braçe, duke shtuar se “rrugën e përfundojmë ne por pa vjedhur”.
Në datën 10 Prill, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i shpalli të pavlefshme nga ana procedurale të gjitha veprimet e Prokurorisë së Përgjithshme të kryera pas përfundimit të afatit ligjor të hetimit që ishte 6 nëntori 2008, lidhur me hetimet për rrugën Durrës- Kukës, ku i akuzuar kryesor me një dëm prej 232 milion eurosh është ministri i Jashtëm Lulëzim Basha.
Kolegji Penal pushoi çështjen me vendim të formës së prerë, duke argumentuar me termin “pavlefshmëri absolute" edhe dërgimin e kërkesës për gjykim në Gjykatën e Lartë.
(d.b/BalkanWeb)