PS: Integrimin e pengon keqqeverisja
Partia Socialiste deklaroi dje se integrimin e vendit nuk e pengon opozita, “por keqqeverisja, Parlamenti i Ruzhdies dhe pushteti i korrupsionit”. Në një reagim nga selia rozë, që është bërë nga deputeti Saimir Tahiri, theksohet se “opozita është vërtet i vetmi problem për Sali Berishën dhe Ilir Metën, që kanë marrë peng demokracinë, kanë nënshtruar drejtësinë dhe po rrënojnë ekonominë e çdo familje shqiptare për interesat e familjeve në pushtet. Por, integrimin e pengon keqqeverisja jo opozita, Parlamenti i Ruzhdies jo opozita, pushteti i korrupsionit jo opozita. Opozita do liri, demokraci, punësim e integrim për të gjithë, e do luftojë ballë për ballë me pushtetin e Sali Berishës dhe Ilir Metës për t’u dhënë shqiptarëve të drejtën e votimit e për të ndaluar rrënimin ekonomik.
#