E Hënë, 2 Nëntor 2026

Do hedhim në gjyq Inspektoratin e Ndërtimit dhe Bojaxhiun

Komuna

Ndonëse ndajnë të njëjtin ideal politik, pushteti vendor në Thumanë të Krujës i ka vlerësuar si arbitrare prishjet e një dite më parë të kryera në shtëpitë që ngriheshin buzë rrugës. Komuna ka ngritur një grup pune që ka dalë për të bërë vlerësimin e dëmeve në pajisje shtëpiake, të cilat përmes një procesi gjyqësor është menduar që t’i faturohen ekzekutuesit të prishjeve, Inspektoratit Kombëtar të Ndërtimit. Nënkryetari i komunës Dashamir Hidri deklaron për “Shqip” këtë fakt. Hidri është drejtues i grupit të punës për vlerësimin e dëmeve dhe mbajtjen e procesverbaleve përkatëse. Ndërkaq, kryekomunari ka shkuar në Tiranë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Emergjencave për të kërkuar ndihmë në çadra e ushqime për anëtarët e 12 familjeve që kaluan natën jashtë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›