PS: KQZ-ja vulosi rezultatin e një procesi të deformuar dhe të manipuluar
Gjonçaj: “KQZ-ja funksionoi si një celulë politike e Partisë Demokratike”. Përfaqësuesi politik i PS-së në KQZ: “Qeveria dhe Parlamenti nuk janë legjitimë”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste ka komentuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit zgjedhor të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Përfaqësuesi politik i Partisë Socialiste pranë KQZ-së, Genc Gjonçaj, tha se KQZ-ja ka vulosur një proces totalisht të deformuar dhe me standarde të munguara. Gjonçaj tha se për Partinë Socialiste ky proces i manipuluar cenon që në fillim legjitimitetin e Parlamentit dhe të qeverisë së re. Përfaqësuesi i PS-së nuk ngurroi të përsëriste akuzat e bëra në drejtim të KQZ-së, duke deklaruar se ky institucion u shndërrua në një repart sulmi ndaj të drejtës legjitime dhe kushtetuese të votës. Sipas Gjonçajt, KQZ-ja së bashku me kryetarin e saj vepruan më së shumti si celula të Partisë Demokratike.
Procesi
Gjatë një deklarate për shtyp, përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjonçaj, tha se ndryshe nga sa prisnin aktorët politikë dhe faktori ndërkombëtar, procesi zgjedhor i 28 qershorit nisi, vazhdoi dhe përfundoi i deformuar. “I gjithë procesi zgjedhor, i plotësuar dhe me procesin e numërimit dhe ankimimit, nëpërmjet standardit të dyfishtë në gjykim, mposhtjes përpara presionit politik dhe vënies së ligjit në shërbim të politikës së mbrapshtë, prodhoi një rezultat të dyshimtë dhe larg shprehjes së qartë të vullnetit të votuesit shqiptar”, - tha përfaqësuesi politik i PS-së në KQZ.
KQZ
Gjonçaj nuk ngurroi të denonconte edhe rolin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për procesin zgjedhor të 28 qershorit. Ai tha se Partia Socialiste ka denoncuar publikisht në mënyrë të përsëritur me fakte dhe argumente tashmë të njohura faktin që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mundi të luante rolin e arbitrit për zgjedhjet e qershorit, pasi shumica vendimmarrëse e tij shërbeu si një celulë politike në funksion të Partisë Demokratike. ”Është rast unikal që ditën e zgjedhjeve për më shumë se 10 orë KQZ-ja ndaloi së funksionuari duke e sjellë aktivitetin e tij në kufijtë e pavlefshmërisë juridike siç e përcakton Kodi Zgjedhor dhe të gjitha vendimet e marra gjatë procesit të numërimit në VNV ishin tërësisht në funksion të përpjekjeve për deformimin e rezultatit nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike. Drejtimi arrogant, provokimi politik i përfaqësuesve të opozitës, vendimmarrja e paorganizuar dhe e kontrolluar politikisht, funksionimi i institucionit pa respektim të rregullave e procedurave normale si dhe mungesa e plotë e transparencës ishin ndër elementet themelore që përshkruan punën e këtij komisioni në fazën e numërimit dhe të ankimimeve. Fatkeqësisht ky komision nuk përmbushi detyrat e tij dhe fatkeqësisht ky komision mbeti thjesht dhe vetëm një instrument në duart e pushtetit politik të PD-së, pa u mundur të shkëputet duke pranuar në verbëri të bëhet një instrument kukullash politike në duar e kryeministrit”, - vijoi ai.
Qëndrimi
Gjonçaj tha se Partia Socialiste nuk do të njohë asnjë rezultat të deformuar zgjedhor, sepse ajo nuk mund të pranojë deformimin e nesërm të të gjitha institucioneve derivuese nga vota e shqiptarëve. Ai theksoi se Partia Socialiste është e vendosur për të vazhduar betejën për fitoren e demokracisë në vend. “Partia Socialiste ka identifikuar rrugët dhe mjetet politike dhe ligjore, brenda dhe jashtë vendit, për të vazhduar këtë betejë, e cila nuk është thjesht beteja e një partie politike së cilës korrupsioni politik qeverisës i ka grabitur votat dhe për më tepër nuk i ka lejuar transparencën e kërkuar për votat e marra nga qytetarët e ndershëm të këtij vendi, por është një betejë për të vërtetën, një betejë për Shqipërinë europiane, një betejë për fatet e demokracisë së nesërme në vend”, - përfundoi përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Genc Gjoncaj.
PD: Miratimi unanim i rezultatit nga KQZ-ja, standard i ri për zgjedhjet në Shqipëri
Partia Demokratike ka përshëndetur miratimin me unanimitet të rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Zëdhënësja e PD-së, Erla Mëhilli, tha se votimi unanim nga 7 anëtarët e KQZ-së përbën një arritje të madhe dhe një standard të ri që nuk ka ekzistuar më parë në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri. Mëhilli tha se ky votim konsensual duhet të shërbejë edhe si një shembull pozitiv për kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili, sipas saj, duhet të pranojë humbjen. “Votimi unanim nga 7 anëtarët e KQZ-së, të propozuar nga i tërë spektri politik i vendit, përbën një arritje të madhe dhe një standard të ri që nuk ka ekzistuar më parë në historikun e zgjedhjeve në Shqipëri. Partia Demokratike e vlerëson këtë votim konsensual si një dëshmi të fortë të pjekurisë demokratike të institucioneve përgjegjëse për administrimin e zgjedhjeve. Ky votim është një dëshmi tjetër madhore dhe motiv i vërtetë për pranimin e rezultatit nga të gjitha forcat politike”, - tha zëdhënësja e PD-së.
3 Gusht 2009