Pensionet, afatet e reja për pagesën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore
Gjashtë kategoritë që janë të detyruara për të paguar kontribute. Rimbursimi i kontributeve. Si bëhet kthimi i shumave të paguara tepër
Jonida Tashi
Zbardhen afatet e reja që do të ndiqen nga të gjithë të interesuarit për sigurimin shoqëror dhe shëndetësor. Duke filluar që nga muaji maj i këtij viti e në vazhdim, për deklarimin dhe pagesën e kontributeve duhet të respektohen datat e vendosura nga Ministria e Financave për këtë procedurë. Ekspertët e Financave kanë përcaktuar datat mujore që u janë vënë në dispozicion qytetarëve për deklarimin dhe pagesën e kontributeve, për të gjithë kategoritë e personave që janë të detyruar të paguajnë kontribute. Konkretisht, ekspertët e Ministrisë së Financave, në bashkëpunim edhe me ata të Sigurimeve Shoqërore, i kanë ndarë në gjashtë grupe të veçanta personat e detyruar për të paguar kontribute shoqërore dhe shëndetësore. Në grupin e parë të personave të detyruar për të paguar kontribute shoqërore dhe shëndetësore bën pjesë personi juridik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së. Në grupin e dytë përfshihet personi fizik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së. Në të tretin është futur personi juridik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël. Personi fizik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël bën pjesë në grupin e katërt të personave të detyruar për të paguar kontribute. Në grupin e pestë është personi i vetëpunësuar në aktivitet tregtar, shërbimi apo ambulant. Ndërsa në grupin e gjashtë dhe të fundit është përfshirë kryefamiljari që punëson persona si punëtorë shtëpie.
Afatet
Afatet e deklarimit dhe të pagesës së kontributeve janë në varësi të statusit të personit që detyrohet të paguajë kontributet dhe përcaktohen në nenet 10 dhe 11 të Ligjit Nr .9136, datë 11.9.2003 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Udhëzimi Nr. 26, datë 16.4.2009 “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore” ka detajuar afatet e derdhjes së lekëve për sigurimin shoqëror dhe shëndetësor sipas statusit të personit. Sipas këtij udhëzimi, personat juridikë dhe fizikë të regjistruar në biznesin e madh, brenda datës 20 të muajit pasardhës, duhet të kryejnë deklarimin e pagesës në bankë ose postë, si dhe të dorëzojnë listë-pagesën në degën e tatimeve. Kurse personat juridikë dhe fizikë të regjistruar në biznesin e vogël, me formularin e deklarimit E-SIG 011-012/a, duhet të deklarojnë dhe të paguajnë në bankë ose në postë kontributet për sigurimet shoqërore e shëndetësore, në baza tremujore, brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik. Personat e vetëpunësuar në aktivitet tregtar, shërbimi apo ambulant dhe kryefamiljarët që punësojnë persona si punëtorë shtëpie, deklarimin dhe pagesën e kontributit të sigurimit shoqëror e bëjnë me të njëjtët formularë deklarimi e listë-pagese, në të njëjtat afate dhe sipas të njëjtave rregulla të përcaktuara për tatimpaguesit e biznesit të vogël. Kontributet paguhen në llogaritë bankare të përcaktuara për këtë qëllim, të çelura në bankat e nivelit të dytë, apo edhe nëpërmjet Postës Shqiptare, për llogari të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
Rimbursimi
Nëse një person gabimisht ka tejkaluar shumën e përcaktuar për pagesën e kontributeve ai përfiton të drejtën e rimbursimit të pagesës së kryer. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Financave, nëse si rezultat i një kontrolli ose për arsye të tjera shuma e paguar e detyrimeve për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore tejkalon shumën e llogaritur të detyrimeve për kontributet, Drejtoria Rajonale Tatimore përkatëse rimburson diferencën brenda 30 ditëve nga zbulimi i mbipagesës ose nga paraqitja e kërkesës me shkrim prej tatimpaguesit. Kthimi i shumave të detyrimeve, për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara më tepër nga tatimpaguesi ose rimbursimi i tyre nga administrata tatimore, mund të bëhet në një nga format e mëposhtme. Bazuar në udhëzimin e Financave, shuma e detyrimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore ose shëndetësore (detyrim, kamatëvonesa, gjoba) të paguara më tepër kalohet: së pari, për llogari të pagimit të detyrimeve të papaguara të kontributeve të të njëjtit lloj; së dyti, për llogari të pagimit të detyrimeve të papaguara të kontributeve të llojit tjetër, në rast se nuk ka detyrime të papaguara të njëjtit lloj kontributesh. Ndërsa mbipagesa e gjobave të vendosura nga inspektorët për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore mund të përdoret për të mbuluar detyrimet, interesat dhe gjobat e papaguara për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, si dhe detyrimet, interesat dhe gjobat e papaguara për tatimet e tjera. Me pëlqimin e tatimpaguesit, shuma e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të paguara më tepër kalon për llogari të pagimit të shumës detyrimeve të mëvonshme të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Nëse të gjitha ose pjesë të kontributeve të paguara më tepër lidhen me kontributet e punëmarrësit, punëdhënësi është përgjegjës për rimbursimin e punëmarrësve brenda 30 ditëve. Shuma e kontributit të sigurimeve shoqërore ose shëndetësore (detyrim kontributiv) e paguar më tepër nuk mund të kalohet për mbulimin e detyrimeve, interesave dhe gjobave të papaguara të tatimeve të tjera.
Afatet e deklarimit dhe pagesës së kontributeve
Personi që detyrohet të paguajë kontributet Kontributet që paguhen Shpeshtësia e deklarimit dhe pagesës Afati për deklarimin dhe pagesën
Personi juridik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së a) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
b) Kontributet e punëdhënësit për punëmarrësit Mujore Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës
Personi fizik i regjistruar si tatimpagues i TVSH-së a) Kontributet e të vetëpunësuarit për vete
b) Kontributet për punonjësit e papaguar të familjes
c) Kontributet që mbahen nga paga e punëmarrësve
d) Kontributet e të vetëpunësuarit për punëmarrësit Mujore Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës
Personi juridik i regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël
a) Kontributet që mbahen nga pagat e punëmarrësve
b) Kontributet e punëdhënësit për punëmarrësit Për çdo tremujor brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se datat:
20 prill
20 korrik
20 tetor
20 janar
Personi fizik regjistruar si tatimpagues i taksës vendore mbi biznesin e vogël a) Kontributet e të vetëpunësuarit për vete

d) Kontributet e të vetëpunësuarit për punëmarrësit Për çdo tremujor brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se datat:
20 prill
20 korrik
20 tetor
20 janar
Personi i vetëpunësuar në aktivitet, tregtar apo shërbimi, ambulant
Kontributet e të vetëpunësuarit për vete Për çdo tremujor brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se datat:
20 prill
20 korrik
20 tetor
20 janar
Kryefamiljari, që punëson persona si punëtorë shtëpie
Kontributet për të punësuarit si punëtorë shtëpie Për çdo tremujor brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik Jo më vonë se datat:
20 prill
20 korrik
20 tetor
20 janar
Ndarja e kontributeve midis punëdhënësit dhe punëmarrësit
Në mbështetje të Ligjit Nr.7703, datë 11.05.1993, të ndryshuar, kontributet ndahen në përqindje mbi pagën, brenda kufirit minimal e maksimal të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave, sipas degëve të sigurimit shoqëror si më poshtë:
Nr Dega e sigurimit shoqëror të: Kontributet në përqindje
Për punëmarrësit Personi fizik (i vetëpunësuar) për veten e vet dhe për punonjësit e papaguar të familjes
Gjithsej Pjesa e
punëdhënësit Nga paga e punëmarrësit
1 Sëmundjeve (paaftësi e përkohshme) 0.30 0.18 0.12 0.00
2 Barrëlindjeve 1.40 0.83 0.57 1.40
3 Pensioneve 21.60 12.79 8.81 21.60
4 Aksidenteve dhe sëmundjeve profesionale 0.30 0.30 0.00 0.00
5 Papunësisë 0.90 0.90 0.00 0.00
Shuma sigurim shoqëror 24.50 15.00 9.50 23.00
6 Shuma sigurim shëndetësor 3.40 1.70 1.70 7.00
T O T A L I 27.90 16.70 11.20 30.00
3 Gusht 2009