PS: Koalicioni i përbërë shmang dushkun
Me koalicionin e përbërë nuk ka mundësi që të zhvillohet fenomeni i “Dushkut”. Përmes këtij arsyetimi, socialistët i janë rikthyer sërish dje diskutimit mbi çështjen që është molla e sherrit mes saj dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nënsekretari për çështjet ligjore në këtë parti, Damian Gjiknuri, garantoi se përmes mënyrës së funksionimit të koalicionit të përbërë, ka konkurrencë të ndershme mes së majtës dhe së djathtës, por edhe vetë brenda partive të koalicionit. Duke marrë si shembull dy koalicione përballë njëri-tjetrit të quajtur përkatësisht A dhe B, Gjiknuri sqaroi se votohet për çdo parti dhe vota i llogaritet koalicionit. Ai merr si shembull një zonë zgjedhore me 10 mandate, koalicionit A i takojnë 6 mandate në bazë të votave të mbledhura dhe koalicionit B 4 mandate. Më pas këto vende ndahen mes partive 1, 2 ose 3 në bazë të përqindjes së marrë. “Pra, në thelb kemi konkurrim mes koalicioneve A dhe B, por edhe në mes të partive brenda këtij koalicioni. Ky sistem avantazhon koalicionet në tërësi pasi konkurrimi fillestar bëhet mes tyre dhe më pas çdo parti merr atë që i takon, por duke mos cenuar rezultatin e përgjithshëm të koalicionit”, - deklaroi Gjiknuri.
I pyetur se si do të votojnë njerëzit dhe se si mund të shmanget fenomeni i “Dushkut”, Gjiknuri e sqaroi duke marrë për shembull dy koalicionet e mësipërme dhe një forcë e caktuar politike që është jashtë koalicioneve. Ai tha se një individ ka një votë që do të thotë se do e hedhë vetëm në një kuti, ku dikush do të zgjedh partinë 1 brenda koalicionit A, dikush partinë 3. “Në fund këto vota do të mblidhen për koalicionin A, pra do të kemi një konkurrim që do ta quaja të shportave. Nga njëra anë shporta A dhe nga tjetra shporta B dhe të gjitha votat e partive brenda koalicionit do të llogariten me një shportë. Bëhet formula për ndarjen e mandateve p.sh. koalicionit A mund t’i takojnë 6 mandate, më pas sa vota kanë këto parti brenda kësaj shporte”, - nënvizoi Gjiknuri duke shtuar se “në njëfarë mënyre kjo është formula më e pastër proporcionale e ndarjes”.
Nisur nga ajo sqaroi se në këtë mënyrë shmanget dushku sepse në të gjitha forcat nuk ka më vota të transferueshme. “Çdo votë që transferohet nga një parti tek tjetra në njëfarë mënyre i hiqet partisë tënde sepse dhe mandatet brenda një koalicioni ndahen në bazë të një raporti të caktuar”, - tha nënsekretari për çështjet ligjore në PS. Ndërsa lidhur me formulën e shpërndarjes së mandateve për parti brenda një koalicioni, ai sqaroi se partia e parë e ka listën e saj me renditjen përkatëse gjithashtu dhe të tjerat. Vota e hedhur për atë parti i shkon asaj partie dhe në fund llogaritet se sa mandate i takojnë partisë 1, p.sh. i takojnë 4 mandate. Këto 4 mandate do të ndahen sipas listës së renditjes së deputetëve nga partia, pra 4 të parët. Partia 2 së cilës i takojnë 1 ose 2 mandate në bazë të listës përkatëse, do të marrë mandatet që i takojnë. “Sipas peshës që ka çdo parti në bazë të asaj do të ndahen dhe mandatet. Në fund të fundit ky është koncepti më i pranueshëm më liberal njëkohësisht dhe shumë praktik. Kjo bën që të gjithë do të përfaqësohen në qeveri sipas peshës politike duke mos i ngrënë hakun asnjërit”, - përfundoi Gjiknuri. Nga ana tjetër LSI-ja e kundërshton fort këtë lloj koalicioni duke deklaruar se është koalicion bishtash.
PS-ja kërkon administratë zgjedhore jopolitike
PS-ja po shkon drejt formalizimit të propozimit për një administratë zgjedhore jopartiake. Në deklarimin e nënsekretarit të çështjeve ligjore në PS, Damian Gjiknuri, u theksua se administrata zgjedhore duhet t'u kushtojë shumë pak shqiptarëve dhe t'u ofrojë një shërbim shumë më cilësor ditën e zgjedhjeve e në periudhën paszgjedhore. Gjiknuri bëri të ditur se PS-ja synon çmilitantizimin e administratës zgjedhore. Për këtë janë propozuar skema alternative për pjesëmarrje edhe të personave jo-politikë në çështjet e administrimit të zgjedhjeve sidomos gjatë procesit të numërimit apo mbikëqyrjes së procesit të numërimit. “Kapitulli i shëmtuar i pazareve me votat e qytetarëve në komisionet e votimit e të numërimit duhet të mbyllet njëherë e mirë. Partitë duhet të tregojnë vullnet të plotë për këtë”, - tha Gjiknuri.