Peisazhi ruan fort armët dhe mjetet e tij

25/04/2005 Pashk Përvathaj
Një plazh, shumë guralecë, ngjyra të hapura në harmoni të plotë, vështrim nga sipër apo dydimensionalësh, por që hera-herës rrëshqet në kënde të ndryshme, duke iu shmangur horizontales klasike (të krijon përshtypjen se është shtrirë barkas dhe ka pikturuar) dhe në vazhdimësi tone të errëta, përsëri në harmoni të plotë, ku çuditërisht nuk ndjen aspak pesimizëm. Një lojë e pashembullt me dritë-hijet, në një pikturë që e ndjen se diku e ke parë, por që më shumë ke dashur ta shikosh në mendjen tënde. Duke folur për "Metropol", Përvathaj me shumë çiltërsi tregon për "sekretet" e krijimtarisë së tij, duke theksuar me bindje të plotë se: " Në këtë kohë të çoroditur, kur jo rrallë herë dëgjojmë, "larg nga piktura realiste, larg nga peizazhi dhe natyra" etj., unë kam tentuar që me elementë të thjeshtë figurativë, por të abstraguar në detaje dhe në formë, të pasqyroj natyrën me një qëllim të caktuar: të tregoj se peizazhi i ruan akoma mjetet dhe armët e tij".
Një ekspozitë, e cila në tablotë e para të josh me një kolorit ngjyrash të hapura, dhe më pas për të vazhduar në tone të errëta dhe të forta…
Kjo ka një bazë, pasi janë pejzazhe që përafrohen më shumë me natyrën, dhe kur unë filloj të abstragoj te kompozimi, me elementë figurativë, më shumë, tentoj marrëdhënien koloristike, duke e "harruar" formën e objektit, por ku secilën tablo e kam trajtuar ndryshe nga tjetra. Ndodh që piktori arrin në konkluzine të tilla ku përcakton qartë tematikën me të cilën duhet të merret. Tematika e kësaj ekspozite "vërtitej" në mendjen time, prej 15 vitesh. Pejzazhi i parë nga Himara, mund të quhet edhe pejzazhi "mëmë", pasi nga ai lindën të gjitha krijimet e tjera.
Një tablo ku shfaqet, diku në cep, edhe një radio "Iliria"…
Tabloja është realizuar në vitin 1988, gjatë një praktike mësimore me Akademinë e Arteve. Atëherë, tabloja nuk është kompozuar sikundër prezantohet sot. Vite më vonë, për të kujtuar pikërisht këtë çast, e rikrijova duke shtuar edhe një element tjetër, tablonë që pikturohet. E gjithë ekspozita në fakt është një rikrijim, e cila nuk ka asnjë kontakt me natyrën, por që vjen si rezultat i një hulumtimi të gjatë ndër vite, ku elementi guralec dhe kuajt, janë trajtuar gjerësisht, por pa e thënë fjalën e fundit. Besoj se në këtë ekspozitë qartësoj përfundimisht gjuhën time, dhe ta quaj këtë tematikë të ezauruar përfundimisht, pasi nuk mendoj që për një kohë relativisht të gjatë t’i rikthehem sërish.
Në ekspozitën tuaj, është edhe një cikël, prej katër tablosh, që kanë të njëjtën temë, një pemë...
Këtë motiv, disa vite më parë e kisha menduar ta trajtoja në më shumë tablo. Por, në një ekspozim të para tre viteve, një kritik i njohur arti e titulloi këtë cikël "Katër stinët", duke më hequr kështu mundësinë për ta zgjeruar këtë cikël. Në këtë cikël, kam patur një qëllim të caktuar: të tregoj se peisazhi i ruan akoma mjetet dhe armët e tij. Në këtë kohë të çoroditur, kur jo rrallë herë dëgjojmë, "larg nga piktura realiste, larg nga peisazhi dhe natyra" etj., unë kam tentuar që me elementë të thjeshtë figurativë, por të abstraguar në detaje dhe në formë, të krijoj jo vetëm ato katër tablo që u tërhoqën vëmendjen, por edhe më gjerë.
Një tablo e përmasave të mëdha për qytetin tuaj të lindjes, ku ndërthurni abstragimin me realen...
Kjo tablo është pak ndryshe nga të tjerat. Një fakt, që e ka shpjegimin e vet. Eshtë qyteti im i lindjes, të cilin e dua shumë, por jo qyteti sikundër është sot, por qyteti i Lezhës ashtu si duhet të ishte, i parë me sytë e mi. Një politikani të njohur, i cili erdhi para pak kohësh në studion time, i shoqëruar nga një dyzinë kuadrosh lokalë, kur pa pikturën i thashë: Kur njëri nga këta, të jetë kryetari i ardhshëm i bashkisë së qytetit, ai duhet të vijë për të parë këtë tablo dhe ta bëjë realitet. I ndikuar nga kjo dëshirë, unë kam rënë në elementë realistë, në ndryshim me krijime të tjera, ku formën, detajin, atmosferën në përgjithësi, i kam parë ndryshe. Eshtë një krijim që përpiqet të jetë në të njëjtin koncept me krijimet e tjera, por edhe të "dalë" nga koncepti bazë, pikërisht për faktin se duhet të thuhet gjithçka qartë, dhe të jetë e kuptueshme për të gjithë.
Po në të njëjtën frymë realiste vijnë edhe disa pejzashe nga Stokholmi, Zvicra apo edhe Nju Jorku...
Përsa i përket tablosë së Stokholmit, mund të them se brenda të tërës, tentoj edhe detajin. Eshtë vetë arkitektura e mrekullueshme që e kërkon këtë. Por është edhe një tendencë. Te "Time-Square", nuk mund të shmangësh elementin njeri, pasi askush nuk mund të imagjinojë atë shesh stërmadh pa njerëz. Por marrëdhëniet me ngjyrën vijnë kryesisht në raport me godinën, e cila të imponohet me madhështinë e saj dhe, më pas ti përpiqesh këtë ndenjë t'ua përcjellësh edhe të tjerëve. Pikërisht, ky fakt të bën të punosh për ta sjellë më bukur figurativisht, estetikisht më realisht. E njëjta ndjenjë më ka pushtuar edhe kur kam punuar tablonë e një qyteti të vogël zvicerian. Aty ndeshim një arkitekturë të vjetër, e cila i dha edhe titullin tablosë. Por, kam bindjen se ai burrë i moshuar që u ka tërhequr vëmendjen, është një gjetje që lidhet organikisht me të tërën.
Brenda abstragimit dhe kolorit tuaj, vjen edhe një element tjetër i patjetërsueshëm, reja. Përse në këtë formë "naive".
Edhe ky element, ashtu si dhe guraleci është një gjetje e rastësishme. Unë nuk hedh mbi telajo peizazhin që shoh, por një rikrijim të tij sipas përceptimit të tij, në mendjen time. Ashtu si krijova fillimisht marrëdhëniet me gurët në tokë, fillova të kërkoj një marrëdhënie të ngjashme me qiellin. Por në fakt, ajo re më ndihmoi më pas të krijoj disa ekuilibra. Ndërsa, pjesa e poshtme ishte e thyer, e coptuar në varësi të terrenit, në pjesën e sipërme vinte qielli, një sipërfaqe që mund të jetë e qetë. Kur tentoj të krijoj ekuilibra ngjyrash brenda tablosë, retë më shërbejnë pikërisht për këtë, por natyrisht që është një motiv krejt personal.
Përse kjo lidhje kaq "intime" me gurët?
Në verën e vitit '90, kisha shkuar në Himarë së bashku me një koleg për të pikturuar. Rastësisht, duke ndenjur në breg të detit, krijova një mozaik me guralecët shumëngjyrësh. Atëherë më lindi ideja që ta konceptoja të gjithë Himarën si një mozaik. Që nga ai moment, gjithçka në krijimtarinë time u bazua te ky koncept, nga ku lindën edhe të gjitha tablotë e tjera. Rastësia dhe koincidenca luajnë një rol të rëndësishëm në krijimtarinë e një artisti, por nuk mund të vijnë pa një pikë mbështetje. Prandaj edhe ndjej nevojën për të "riparë" natyrën, si rezultat i nevojës për të "kapur" motive të tjera dhe, për të mos rënë në përsëritje të vetvetes.
Cili mund të jetë motivi juaj i ardhshëm?
Një motiv që më ngacmon më shumë, në lidhje me portretin njerëzor, është figura e ciganëve. Më pëlqen ky element, pasi ata kanë një marrëdhënie me ngjyrat, që përkon me konceptin tim. Mënyra se si ata vishen, krijon një kolorit spontan dhe spektakolar. Pra, e parë në këtë kontekst, do të jetë e pamundur që të mos përfshihen në këtë krijimtari edhe portretet njerëzore.