PS-LS, debat për rrjedhjen e votave
Një ditë pasi Kuvendi i ka rrëzuar dekretet e Presidentit Bamir Topi për anëtarët e Gjykatës së Lartë, edhe opozita është përfshirë në debatin për votimin e tyre. Ashtu siç ndodh zakonisht kur bëhet fjalë për votime të fshehta me kuti, opozita nuk ka mundur dot të shmangë rrjedhjen e votave. Edhe këtë herë “faji ka mbetur jetim”. Për të gjetur fajtorin, partitë opozitare kanë hedhur sytë nga njëra-tjetra, duke mohuar kategorikisht se janë “tradhtarët” e radhës. Është pikërisht kandidatura e Medi Bicit, e mbështetur nga ish-të përndjekurit politikë, që ka marrë 86 vota kundër. Duke bërë një llogari matematikore, afërisht dhjetë deputetë të opozitës kanë votuar kundër tij, pavarësisht se në bllok partitë e majta janë deklaruar pro të pestë kandidaturave. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, mohoi kategorikisht se rrjedhja e votave ka ardhur nga LSI, PAD apo PDS, ndërsa kritikoi ashpër PS-në që pranoi që dekretet të futeshin në mënyrë të rrufeshme për votim në Parlament. Ndërsa kryetarja e grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, pohoi se PS kishte 31 deputetë të pranishëm në seancë dhe votimi ishte unik, pro dekreteve, sipas vendimit të grupit parlamentar.
Përplasja
Kreu i LSI-së përgënjeshtroi çdo zë që aludonte se deputetë të partisë së tij votuan kundër dekreteve të Topit. Madje, ai akuzoi për miopi politike atë pjesë të opozitës që bashkëpunoi me Berishën më 21 prill, rezultatet e së cilës u panë edhe në këtë seancë. Meta i konsideroi se këto zëra janë për të qeshur dhe nuk duhen marrë seriozisht. “Është një dezinformacion i plotë dhe më vjen keq që Partia Socialiste ka pranuar dje në mbledhjen e byrosë parlamentare që dekretet, për të cilat kryetarja e Parlamentit kishte lajmëruar që do të votoheshin ditën e enjte, u votuan ditën e hënë. Nëse ka pasur ndonjë mungesë, kjo ka qenë tërësisht e justifikueshme, për arsye se deputetë të caktuar kanë qenë me angazhime jashtë shtetit, apo arsye shëndetësore. Kështu që nuk është për t’u marrë seriozisht ky lajm”, - tha Meta. Ndërsa kryetarja e grupit parlamentar gjatë komunikimit të djeshëm për shtyp, vuri theksin tek uniteti i PS-së për këto kandidatura. “Presidenti ka bërë një deklaratë të tijën dhe duhet pasur parasysh se këtu bëhet fjalë për dekrete të Presidentit dhe jo për dekrete të Partisë Socialiste. Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka qenë unitar, 31 deputetë që ne kemi pasur dje në seancë kanë votuar njësoj”, - deklaroi Leskaj. Opozita pësoi rrjedhje votash gjatë votimit, edhe kur u votua shkarkimi i ish-Kryeprokurorit Theodhori Sollaku. PS akuzoi gjatë asaj kohe deputetët e përjashtuar nga kjo parti, që një vit më parë bashkëpunuan me mazhorancën për të zgjedhur Presidentin Bamir Topin. Por me një verifikim të lehtë doli se vetëm dy prej atyre të gjashtëve ishin të pranishëm në votim gjatë kësaj seance. Sipas rezultatit të votimit të dy ditëve më parë, katër kandidaturat e tjera, Altina Xhoxhaj, Artan Zeneli, Kristaq Traja dhe Zamir Poda morën nga 56 në 65 vota pro. Ndërsa gjatë votimit të Medi Bicit, numri i votave pro rezultoi të ulej ndjeshëm, me 40 vota pro dhe 86 kundër.
31 deputetë të PS-së ishin të pranishëm në seancë dhe votimi ishte unik, sipas zonjës Leskaj
Leskaj: Mazhoranca, presion ndaj Presidentit të Republikës
Partitë nuk mund t’i imponohen Presidentit të Republikës. Ky është reagimi i zyrtar i selisë rozë një ditë pas votimeve të dekreteve të Presidentit në Kuvend. Kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, deklaroi se votimi i dy ditëve më parë ishte një rast alarmant për pavarësinë e Gjykatës së Lartë dhe një presion direkt mbi gjyqtarët. “Qëndrimi ynë është i qartë: Partitë nuk mund t'i imponojnë Presidentit të Republikës emrat e gjykatësve, të cilët Kushtetuta i jep të drejtën atij që t'i dekretojë”, - deklaroi ajo. Ajo kërkoi reagimin e menjëhershëm të Kuvendit pas situatës së krijuar në funksion të zgjidhjes së kësaj krize kërcënuese për pushtetin gjyqësor në Shqipëri. Ajo bëri të ditur se konsultimi mes Presidentit dhe Kuvendit mund të zhvillohet vetëm për të përcaktuar disa kritere orientuese në procesin e përzgjedhjes së emrave, duke shtuar se edhe “PS është e gatshme të kontribuojë në një proces të tillë, që mendojmë se duhet të fillojë sa më shpejt, për të mos lejuar degradimin e kësaj krize në një kolaps me pasoja të paparashikueshme”.
PDS: Topi të inkurajojë organet e drejtësisë
Partia Demokracia Sociale reagoi dje pas votimit të dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Sekretari politik i kësaj partie, Artur Duçkallari, tha dje se rrëzimi i dekreteve të Presidentit tregon hapur që Berisha kërkon t’i bëjë presion me çdo formë Presidentit nga mazhoranca që e votoi. Kjo, sipas Duçkallarit, tregon presionin e hapur që Berisha kërkon të bëjë me çdo formë, mjet e kosto, kujtdo individi apo institucioni, qoftë ky dhe presidenti apo anëtarë të Gjykatës së Lartë. “Përmes presionit ndaj tyre, Berisha kërkon të ushtrojë presion edhe mbi gjithë sistemin e drejtësisë, për të mos zbardhur krimet shtetërore dhe abuzimet korruptive të kryera nën sundimin e qeverisjes së tij. Kjo amulli kushtetuese që ka krijuar mazhoranca e sotme qeverisëse është larg standardeve që kërkohen për integrimin e plotë të vendit në NATO e BE për reforma të gjithanshme”, - tha Duçkallari. Ai bëri të ditur se PDS i kërkon Presidentit që të vazhdojë të mbështesë dhe inkurajojë me forcë organet e drejtësisë për zbardhjen e ngjarjes së Gërdecit dhe hetimin e rrugës Durrës-Kukës.
ILDKP, kallëzim penal 11 subjekteve për refuzim të deklarimit
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive kallëzoi dje në prokurori 7 kryetarë komune, një drejtor të Përgjithshëm, një anëtar të KKRT, si dhe dy punonjës të Drejtorisë së Tatimeve. Sipas një njoftimi për shtyp të ILDKP-së, u dërgua në organin e Prokurorisë kallëzim penal për 11 subjekte, të cilët nuk kishin dorëzuar deri ditën e djeshme deklaratën e interesave private, detyrim që duhej të plotësohej deri më 31.3.2008. 11 subjektet rrezikojnë si masë penalizimi gjobë deri në 6 muaj burg. Nisur nga kjo, ndaj këtyre subjekteve, Inspektorati i Lartë ka vendosur më parë masën administrative “gjobë”, si edhe i ka paralajmëruar për pasojat ligjore që shoqërojnë refuzimin për deklarim. Më parë, në muajin maj, ILDKP aplikoi masën administrative “gjobë” për 70 subjekte, të cilët nuk e dorëzuan në afat deklaratën e interesave private. Pas rakordimeve të kryera në Regjistrin Themeltar të institucionit, rezultoi se deri ditën e djeshme nuk e kishin plotësuar detyrimin ligjor 11 subjekte të niveleve të ndryshme. Zyra e shtypit bëri të ditur se inspektorati ka komunikuar zyrtarisht me subjektet, si edhe i ka njoftuar më shumë se njëherë edhe nëpërmjet medias për plotësimin e detyrimit ligjor. “Por, duke mos pasur asnjë reagim, Inspektorati i Lartë dërgoi sot kallëzim penal për 11 zyrtarët, bazuar në nenin 257/a të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, sipas të cilit, “Refuzimi për deklarim ose mosdeklarimi i pasurisë së personave të zgjedhur ose nëpunësve publikë sipas ligjit, kur më parë janë marrë masa administrative, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 muaj”, thuhet në këtë njoftim.