Zaptuesit e tokës bujqësore do ta paguajnë me vlerë tregu
Fermerët, të cilët kanë marrë më shumë tokë bujqësore seç u takon me ligjin 7501 dhe që këtë tokë e kanë shitur ose braktisur, do të duhet që ta paguajnë me vlerën e tregut. Komisioni kuvendor i Veprimtarisë Prodhuese ka bërë dje debatin e radhës në lidhje me projektligjin e qeverisë për verifikimin e titujve të pronësisë, të ndarë me ligjin 7501. Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë arritur që të kenë një mirëkuptim në lidhje me pikën më kryesore, si do të ligjërohen tokat që janë marrë me këtë ligj në mënyrë të padrejtë. Pika e vetme ku deputetët e opozitës kanë kundërshtuar ka qenë fakti se komisioni vendor do të drejtohet nga Prefekti i qarkut, çka nga kompetencat që do të ketë ky komision, opozitarët i tremben abuzimeve të reja. Gjithsesi, mazhoranca ka kundërshtuar duke thënë se komisionet do të kontrollohen nga Komisioni Qeveritar i Tokës, i cili drejtohet nga zëvendëskryeministri, çka do të bëjë që vendimet e komisioneve vendore të kontrollohen me imtësi.
Ndryshimi
Gjatë diskutimeve, neni numër 9 i këtij projektligji ka qenë edhe pika më e debatuar, pasi përcaktonte tre mënyra të ligjërimit të tokës. Ai ka pësuar ndryshime, duke vënë thelbin e tij në idenë se personi që ka zaptuar tokën do ta paguajë me vlerë tregu, vetëm kur toka nuk është në përdorim ose është shitur. Në rast se fermeri ka marrë më shumë tokë dhe e punon akoma, ai nuk do të penalizohet.
Ligjërimi
Kur gjatë verifikimit të dokumentacionit vërehet se titulli i pronësisë mbi tokën bujqësore është lëshuar në kundërshtim me ligjin dhe mbajtësi i titullit të pronësisë e posedon dhe e shfrytëzon tokën bujqësore, atëherë komisioni vendor merr disa vendime të mundshme. Komisioni mund ta cilësojë si të jashtëligjshëm tokën, kur akti i marrjes së tokës në pronësi është lëshuar mbi tokat bujqësore të ish-Ndërmarrjeve Bujqësore, të cilat përjashtohen për kalim në pronësi nga dispozitat e ligjit, kur tokat bujqësore të ish-kooperativave, që shtrihen në zonën me zhvillim dhe përparësi turistike të përcaktuar me vendim qeverie, si dhe sipërfaqe të tjera të tokës bujqësore që me vendime të organeve kompetente kanë kaluar në tokë urbane dhe përfshihen brenda vijave të qyteteve. Njëkohësisht komisionet vendore mund të cilësojnë si të jashtëligjshme çdo sipërfaqe toke, e cila konfirmohet nga njohja e pronësisë dhe e drejta e kompensimit fizik për ish-pronarët nga AKKP-ja, si dhe çdo sipërfaqe toke që preken interesa të ligjshme të personave të tretë dhe që ekzistojnë konflikte mbi të. Kur mbajtësi i titullit të pronësisë, ose pronari i ri i tokës, të krijuar në mënyrë të kundërligjshme, refuzon ligjërimin e këtij titulli sipas ligjit, brenda 30 ditëve, komisioni vendor merr vendim për pavlefshmërinë e titullit të pronësisë. Kundër personit që vazhdon mbajtjen dhe shfrytëzimin e tokës bujqësore forcërisht, zbatohen sanksionet e parashikuara.
Objekti i projektligjit
Ky projektligj pritet të miratohet ditën e ente në Kuvend, pavarësisht se nuk është votuar tri herë rresht. Objekti i projektligjit do të prekë titujt e pronësisë të krijuar me sipërfaqet që në datën 01.08.1991, që kanë figuruar në regjistrat kadastrale, në zërin “Tokë bujqësore” dhe janë përfshirë në territoret e administruara nga ish-kooperativat bujqësore deri në kohën e hyrjes në fuqi të ligjit 7501, që ka hyrë në fuqi në datë 19.7.1991. Njëkohësisht do të verifikohen sipërfaqet e tokave bujqësore që janë administruar nga ish-ndërmarrjet bujqësore dhe institucionet e tjera shtetërore që kanë kaluar për ndarje për fshatrat nga vendimet e Ministrisë së Bujqësisë deri në datën 30.4.1998. Objekti i projektligjit do të prekë edhe sipërfaqet e tokave bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore, sipas ligjit të vitit 1995. Projektligji përcakton se titujt e pronësisë që janë dhënë që më 01.08.1991, por që nuk kanë figuruar në Hipotekë si tokë bujqësore, do t’u hiqet titulli i pronësisë pasi ajo llogaritet si pyje, livadhe, kullota, tokë pyjore etj.
Komisionet do të kontrollojnë vendimet në vite të kryekomunarëve
Komisione vendore që do të ngrihen për të monitoruar procesin e verifikimit të titujve të pronësisë, do të rishikojnë dhe vendimet që kanë dhënë kryekomunarët gjatë viteve. Opozita ka pasur kontestimet e saj në lidhje me këtë çështje, pasi ajo pretendon se prefektët do të bëjnë abuzime të reja mbi ato që kanë bërë komunarët në vite. Komisioni do të kontrollojë dokumentet dhe veprimtarinë, që kanë kryer komisionet e tokës së komunave dhe ose bashkive për zbatimin e dispozitave ligjore të ndarjes se tokës, gjatë procesit të shqyrtimit të mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve, sipas këtij projektligji. Në përfundim të këtij kontrolli, komisioni merr vendimet përkatëse për korrigjimet e nevojshme, shfuqizimin, e plotë apo të pjesshëm, të këtij dokumentacioni dhe krijimin e dokumentacionit të ri, në bazë të kritereve të përcaktuara në këtë ligj. Njëkohësisht komisioni vendor dërgon në seksionin e administrimit dhe të mbrojtjes së tokës (SAMT), të qarkut, autorizimin për lëshimin e akteve të marrjes së tokës në pronësi, në bazë të dokumentacionit të ri ligjor të krijuar. Komisionet vendore do të shqyrtojnë direkt dhe do të marrin vendime për konflikte dhe mosmarrëveshje, ndërmjet palëve, kur për to është vendosur rishqyrtimi në rrugë administrative me vendim të formës së prerë të organeve gjyqësore. Në këtë rast, vendimi i komisioneve vendore është përfundimtar. Ankimimi kundër këtij vendimi mund të bëhet në gjykatën që ushtron veprimtarinë në juridiksionin, ku ndodhet toka bujqësore, për të cilën ka lindur konflikti.