Topalli: Presidenti të konsultohet për emrat e rinj
Rrëzimi i pesë dekreteve të Presidentit Topi në Kuvend për emërimin e 5 anëtarëve në Gjykatën e Lartë, ka vënë në lëvizje kreun e Kuvendit, Jozefina Topalli, në një moment kur në Kuvend duhet të mbërrijnë pesë dekretet e reja. Gjatë një konference të posaçme për shtyp, Topalli u shpreh për mediat se institucionet duhet të shohin përtej asaj që ndodhi. Ajo ftoi Presidentin e Republikës Bamir Topi që të nisë konsultimet me të gjithë faktorët në Kuvend për kalimin e pesë dekreteve të reja për Gjykatën e Lartë. “Parlamenti dje nuk dha pëlqimin për gjyqtarët e dekretuar nga Presidenti i Republikës. Shkaqet e këtij votimi janë komplekse dhe nuk jam këtu për t’i analizuar ato, por jam këtu para jush për të ftuar Presidentin e Republikës, që në frymën e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, të cilat parashikojnë luajalitetin kushtetues dhe bashkëpunimin institucional në procedurën e emërimit të gjyqtarëve, të nisë konsultimet me faktorët kryesorë parlamentarë, në përputhje me një traditë tashmë të konsoliduar të mëparshme”, - u shpreh ajo vetëm disa orë pasi mazhoranca kishte “fshikulluar” kreun e shtetit me votë në Kuvend. Më tej, shtoi se “si Kryetare e Parlamentit duhet të siguroj Presidentin e Republikës për respekt të plotë të këtij institucioni ndaj institucionit të Presidencës”. Kryetarja Topalli ka lënë hapur të nënkuptohet se rrëzimi i dekreteve nuk përbën më lajm për media, por përbën një përkushtim të ri për institucionet, për gjetjen e mirëkuptimit për kalimin e dekreteve të reja. Me një ton pozitiv dhe të qetë, Topalli ka bërë thirrje publike për të gjitha faktorët politikë dhe institucionalë që të bëhen pjesë e këtij procesi në mënyrë që të plotësohet sa më shpejt që të jetë e mundur vakuumi në Gjykatën e Lartë.
Dekretet
Me votë të fshehtë, Kuvendi rrëzoi pesë dekretet e Presidentit Topi duke i hapur rrugën një procesi të ri politik dhe institucional për emërimin e pesë anëtarëve të mbetur bosh në Gjykatën e lartë. Juristë dhe politika po bën presion që këta emra të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, brenda ligjit dhe kritereve që përcakton Kushtetuta e Republikës. Sipas juristëve, tashmë do të hapet një proces krejtësisht nga fillimi për sa i përket emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Lartë. Gjithsesi, dhënia e pëlqimit nga Kuvendi për pesë dekrete të reja nga Kuvendi, nuk do të jetë hapi i fundit. Kuvendi pritet të përfshihet dhe në një proces më delikat, atë të zgjedhjes së kryetarit të Gjykatës së Lartë, tepër i rëndësishëm për funksionimin e Gjykatës që konsiderohet maja e piramidës së sistemit gjyqësor.
5 gjyqtarët e rrëzuar: Ishte votim kundër Topit, jo kundër nesh
Një ditë pasi morën votë negative në Kuvend për t’u bërë anëtarë të Gjykatës së Lartë, pesë gjyqtarët e dekretuar nga kreu i shtetit kanë bërë komentet e tyre për këtë votim. Në një deklaratë të përbashkët ata e kanë cilësuar si votë politike dhe jo si votë kundër emrave të tyre dhe karrierës së tyre profesionale. “Ne, pesë kandidatët për anëtarë të Gjykatës së Lartë, dekretuar nga Presidenti i Republikës, por rrëzuar në votim nga Kuvendi i Shqipërisë, dëshirojmë të ndajmë me publikun pikëvështrimin tonë për këtë refuzim të Kuvendit. Duke respektuar të drejtën sovrane të Kuvendit të Shqipërisë për të dhënë ose jo pëlqimin për kandidaturat e përcjella nga Presidenti i Republikës, vlerësojmë se megjithatë, ky refuzim nuk cenon integritetin tonë profesional, por rëndon në dinjitetin tonë moral dhe njerëzor”, - shprehen ata në deklaratën e djeshme shpërndarë për shtyp. Ata theksojnë se “më shumë se për ne, profesionalisht dhe personalisht, Kuvendi ka çmuar të rreshtohet politikisht dhe të votojë politikisht”. Më tej ata nuk hezitojnë të futen në debatin që pati përfshirë mazhorancën dhe Presidentin Topi për këtë çështje duke shtuar se janë paragjykuar në këtë garë. Gjyqtarët që nuk morën dot emërimin nga Kuvendi shprehen se “ne konsiderojmë se procesi i dhënies së pëlqimit për ne, për shkaqe dhe rrethana të ndryshme, ishte i paragjykuar që në krye të herës. Zvarritja e procesit, shkelja e procedurës ligjore dhe praktikës të ndjekur deri më sot, por ndoshta edhe keqinterpretimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ishin një pjesë e faktorëve që më pas u shtuan me etiketime të pabaza ndaj nesh dhe paragjykime të dëmshme”. Ndërkohë, ata i japin vlerësimin publik Presidentit të Republikës që zgjodhi emrat e tyre dhe japin një porosi publike. “Shfrytëzojmë rastin të rikonfirmojmë rëndësinë e procesit dhe nevojën urgjente të ndarjes së të gjithë shoqërisë nga paragjykime dhe paravlerësime, që mund të dëmtojnë dhe thelbin e një aksioni të drejtë, të ndershëm dhe transparent”, - porosisin gjyqtarët.
Dekretet, Patozi: Kuvendi, korrekt me ligjin
Mazhoranca e quan korrekt votimin në Kuvend të 5 dekreteve të Presidentit Bamir Topi për anëtarë të rinj të Gjykatës së Lartë.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, bëri dje të ditur se "çështja e skadimit të mandatit të disa anëtarëve të Gjykatës së Lartë duhej të ishte marrë parasysh shumë kohë më parë dhe nuk është Kuvendi ai që ka vendosur në minutën e fundit për këtë çështje". Gjatë një konference për shtyp, z. Patozi iu përgjigj pretendimeve të përfaqësuesve të opozitës për të ashtuquajturin bllokim të Gjykatës së Lartë. "Duhet të sqarojmë se Parlamenti ka qenë korrekt dhe strikt në përputhje me ligjet dhe rregulloren për trajtimin e kandidaturave dhe se çështja e skadimit të mandatit të disa anëtarëve duhej marrë parasysh shumë kohë më parë dhe nuk është Kuvendi ai që ka vendosur në minutën e fundit për këtë çështje", - tha z. Patozi, duke komentuar rrëzimin në Kuvend të 5 anëtarëve të Gjykatës së Lartë.