PS-LSI, katër çështjet për të cilat po negociohet
Temat kyçe do të jenë: rishikimi i ndryshimeve kushtetuese dhe rishikimi i Kodit Zgjedhor. Çfarë pritet të ndodhë në negociatat midis Pëllumbit, Meidanit, Agollit dhe Brokajt
Shaban Sulçe
Rishikimi i ndryshimeve kushtetuese, rishikimi i Kodit Zgjedhor, ulja e tensioneve parazgjedhore si dhe mundësia e krijimit të një koalicioni të vetëm opozitar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, - këto janë katër çështjet që do të përbëjnë thelbin e negociatave midis Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Negociatat midis dy forcave kryesore të së majtës pritet të nisin zyrtarisht gjatë kësaj jave. Servet Pëllumbi, Dritëro Agolli dhe Rexhep Meidani do të jenë përfaqësuesit e Partisë Socialiste në këto bisedime, ndërkohë që LSI-ja do të përfaqësohet nga nënkryetari i saj Zabit Brokaj. Katër personalitetet historike të së majtës do të bisedojnë gjatë këtyre ditëve për të rikthyer dialogun e munguar prej të paktën një viti midis liderit të PS-së Edi Rama dhe liderit të LSI-së Ilir Meta. Pëllumbi, Agolli, Meidani dhe Brokaj do të kenë në axhendën e diskutimit pikërisht dy nga çështjet thelbësore, të cilat kanë sjellë acarimin e marrëdhënieve midis liderit të PS-së dhe atij të LSI-së. Pikërisht bëhet fjalë për rishikimin e ndryshimeve të Kushtetutës dhe rishikimin e Kodit të ri Zgjedhor.
Negociatat
Ndryshimet kushtetuese të 21 prillit, të cilat u bënë pas konsensusit PD-PS, sollën kulmin e acarimit të marrëdhënieve midis dy aleatëve kryesorë të së majtës. Kreu i LSI-së, Ilir Meta, akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama, për bashkëpunim të ngushtë me Berishën dhe për shitjen e interesave të shqiptarëve. Më pas, çështja tjetër e Kodit e Zgjedhor, ku LSI-së iu mohua e drejta e përfaqësimit në komisionet e numërimit të votave. Madje, për këtë arsye Meta dhe 10 deputetë të LSI-së, PDK-së dhe PS 91 zhvilluan edhe një grevë disaditore. Pikërisht këto dy çështje do të përbëjnë thelbin e negociatave midis Pëllumbit, Agollit, Meidanit nga njëra anë dhe Brokajt të LSI-së. Nga suksesi i negociatave për këto dy çështje duket se varet edhe zhvillimi i negociatave për dy çështjet e tjera: uljen e tensioneve paraelektorale midis PS-së dhe LSI-së, si dhe mundësinë e krijimit të një koalicioni të vetëm opozitar në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
E majta
Tre personalitetet e njohura të Partisë Socialiste, Servet Pëllumbi, Dritëro Agolli dhe Rexhep Meidani, kanë intensifikuar gjatë këtyre kohëve shqetësimin e tyre publik për fatet e së majtës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në deklaratat e tyre, intervistat dhe komentet për shtyp, si Pëllumbi, Agolli e Meidani kanë theksuar se e majta rrezikon të humbasë zgjedhjet në rast se kandidon e përçarë në zgjedhjet e 2009-s. Ata kanë bërë apel për bashkimin e së majtës, pasi sipas tyre, kjo do të jetë e vetmja rrugë për largimin e Sali Berishës nga pushteti. Deklarata më e bujshme ka qenë ajo e Dritëro Agollit, i cili tha se PS-ja dhe LSI-ja do të bashkohen nga frika e humbjes së zgjedhjeve.
Ndërkohë, ish-sekretari i Përgjithshëm i PS-së dhe njëkohësisht ish-Presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, është shprehur i gatshëm për të negociuar midis PS-së dhe LSI-së. “Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim duhet të bashkëpunojë dhe bashkohen në funksion të fitores së zgjedhjeve, por kjo varet nga vullneti i palëve”, - ka deklaruar Meidani për shtypin.
23 Dhjetor 2008