E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Leskaj: Qeveria të tërhiqet nga dosjet



Socialistët i kërkojnë mazhorancës qeverisëse që të tërhiqet nga ligji i hapjes së dosjeve. Sipas kryetares së grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, ligji bie në kundërshtim me Kushtetutën, ndaj dhe duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese. “Mazhoranca të respektojë Gjykatën Kushtetuese me atributet që i jep ligji, sepse nuk hyjmë dot në familjen euroatlantike duke u sjellë me të si në republikat e bananeve. Të reflektojë ndaj opozitës dhe ne jemi gati të japim një variant kushtetues dhe evropian që ka në themel parimet dhe kriteret e Këshillit të Evropës e ta votojmë atë, jo duke turpëruar, po duke nderuar Shqipërinë", - u shpreh znj. Leskaj. Kryetarja e deputetëve socialistë bëri të qartë se PS-ja mbetet koherente në qëndrimin e saj për trajtimin e së kaluarës sipas standardeve dhe jo sipas interesave të çastit. Për socialistët axhenda parlamentare mbetet integrimi përmes konsensusit të gjerë për problemet madhore të vendit dhe jo aktet që, sipas znj. Leskaj, e ndajnë vendin nga integrimi, duke e kthyer atë në një mision të pamundur.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›