Ushtarakët: ”Kushtetuesja do të pezullojë ligjin”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Ushtarakët kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të ligjit të miratuar më 15 maj 2009 për pensionet suplementare të tyre. Për këtë ata i kanë depozituar një kërkesë Gjykatës Kushtetuese qysh më datë 1 korrik të këtij viti. ”Ky ligj është antikushtetues. Absurdi qëndron në faktin se në vend të përmirësimit ai i cënon rëndë interesat ekonomike të ushtarakëve. Mënyra se si është ndërtuar ky ligj është aq e ngatërruar dhe paradoksale sa për mendimin tonë gjithçka është bërë me tendencë si një formë hakmarrje ndaj ushtarëkeve. Ne jemi të sigurt që do ta fitojmë gjyqin e radhës ashtu si kemi fituar edhe të tjerë gjyqe më parë pasi para së gjithash këtu janë shkelur hapur të drejtat e njeriut dhe kjo është e papranueshme,” shprehet ndër të tjera Shkëlqim Beja, sekretar i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median pranë Shoqatës së Ushtarakëve. Ndërsa lidhur me statusin Vlash Bushi, oficer në pension, shprehet për “Ballkan” se: ”Statusi po bën më shumë se pesë (5) vjet që është miratuar dhe nuk është bërë asnjë punë për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve të 20 majit 2005, i cili u ”sakatua” me ndryshimet e ligjit të 16 shkurit 2006 dhe akoma më keq me ligjin e 15 majit 2009, pavarëisht kërkesave detyruese të vendimit të Gjykatës Kushtetuese,”.
Kërkesa
Në kërkesën drejtuar Gjykatës kërkohet pezullimi i menjëhershëm i ekzekutimit të ligjit nr.10142, datë 15.05.2009 ”Për sigurimin shoqëror suplementar të Ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të Punonjësve të Policisë së Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin e Punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në RSH”. Sipas Ushtarakëve ky ligj është i papajtueshëm me Kushtetutën. Pas depozitimit të kërkesës së ushtarakëve (për pezullimin e ligjit egzistues për pensionin suplementar), Gjykata Kushtetuese ka vendosur kalim e çështjes për shqyrtim në seancë plenare. Data e senacës gjyqësore do të caktohet pas depozitimit në Gjyaktës Kushtuese të një komenti me shkrim nga ana e Shoqatës, nëse kjo e fundit ka argumente shtesë. ”Për zhvillimin korrekt të gjykimit kushtetues është e nevojshme që të na vini në dispozicion brenda datës 08.10.2009 një koment me shkrim, nëse keni argumenet dhtesë lidhur me kërkesën e paraqitur,” njoftohet Shoqata e Ushtarakëve.
Kundërshtimet
Për të disajtën herë ushtarakët mbeten të pakënaqur me projektligjin për rillogaritjen e pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare, nëpërmjet të cilit parashikohet unifikimi i procesit të llogaritjes, duke përjashtuar klasifikimin sipas gradave. Nga njëra anë kjo sjell eliminimin e gradave, por edhe bie ndesh dhe me vendimin e formës së prerë të nxjerrë nga Gjykata Kushtetuese. Sipas deklaratave të përmbledhura të ish-ushtarakëve, propozimet e bëra në projektin e fundit synojnë të rikthejnë sërish situatën problematike të bërë edhe nga qeveritë e mëparshme, ndërkohë që janë demotivuese për kategori të caktuara, që janë të punësuar aktualisht. Shkeljet që mbart ky projektligj nisën që me mosdiskutimin e tij në të gjitha komisionet parlamentare. Ky projektligj ndryshon skemën e pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të ushtarakëve. Për pensionet e parakohshme janë hequr gradat (të cilat nuk do të merren parasysh për rillogaritjen), ndërsa për pensionet suplementare të pleqërisë është vendosur të merret parasysh 1 për qind e pagës për vjetërsinë. Kjo gjë ndikon në uljen e masës së pensionit për këto kategori. Fatkeqësisht, ky ligj prek edhe ata që janë në detyrë tani, pasi sjell uljen e masës së pensionit, çka ndikon në demotivimin e tyre. Shoqata e ish-ushtarakëve del zyrtarisht kundër këtij projekti. Për më tepër ish-ushtarakët shprehen të bindur se nuk do të dorëzohen, por se do ta çojnë çështjen deri në Strasburg nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh nga qeveria e re. Sipas ushtarakëve, miratimi i këtj projektligji u bë në mënyrë të fshehur. “Ne nuk e dinim që diskutimi i këtij projektligji ishte lënë për në këtë seancë, pasi normalisht Parlamenti u mbyll dhe seanca që u rizhvillua u quajt e jashtëzakonshme dhe nuk është serioze që një paralament shpall mbylljen e tij dhe bën seanca të tjera ku miraton në fshehtësi të plotë çështje të rëndësishme siç janë dhe pensionet suplementare të ushtarakëve. Faktet tregojnë se ky projekt ka kaluar vetëm në Komisionin e Ekonomisë, nuk ka kaluar në Komisionin e Sigurisë të Parlamentit, nuk ka kaluar në Komisionin e Punës dhe Përkrahjes Sociale, nuk ka kaluar në Komisionin e Ligjeve. Pra duke marrë firmën e një komisioni të vetëm, dhe jo të të gjitha palëve të interesuara kjo konsiderohet si një shkelje”, shprehen ish-ushtarakët.
Qeveria e re
Qeveria e re, e cila do të drejtojë vendin edhe për 4 vite të tjerë shihet si një sinjal shpresëdhënës ndryshe nga qeveritë e mëparshme, të cilat për vite me radhë nuk i kanë dhënë zgjidhje problemit të tyre ose më saktë nuk kanë dashur t i japin zgjidhje. “Natyrisht që kemi shpresë edhe nga qeveria e re, e cila, duke qenë një qeveri mikse (të majtë dhe të djathtë), na i shton më shumë shpresat për bashkëpunim kjo edhe për faktin se e majta na ka përkrahur edhe në qeverisjet e mëparshme. Gjithçka mbetet për t u parë. Deri më tani lëvizjet tona kanë qenë të cunguara, kjo edhe për shkak të institucioneve të cilat kanë qenë të mbyllura gjatë gjithë muajve të verës,” është shprehur kreu i Shoqatës së Ushtarakëve, Mehdi Pogaçe gjatë një prononcimi për gazetën “Ballkan”.
Përse nuk po zbatohet Statusi i Ushtarakut?
Pas afro 11 vjet kundërshtish e kërkesash të vazhdueshme në të gjitha hallkat e shtetit shqiptar, të bëra nga Shoqata Kombëtare e Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, u arrit më në fund që, më 23 mars 2004, Parlamenti miratoi ligjin nr.9210, ”Për Statusin e Ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Miratimi i Statusit të Ushtarakut të vitit 2004 dhe shfuqizimi i atij diskriminues të vitit 1991, ishte një hap para që u bë, por dhe ky nuk është i përkryer.
Statusi i ushtarakut i vitit 1991, u bë i tillë me dashje apo pa dashje, nuk po i futemi këtij problemi, por ai është një status tepër diskriminues. Ai jo vetëm që nuk trajtonte të gjitha problemet që duhet të ketë një status, por bëri edhe ndarjen e madhe të ushtarakëve në dy grupe, që në gjuhën e përditshme filloi të trajtohet me shprehjen ”para 91-shit dhe pas 91-shit”, sikurse trajtohen dy epokat. Si ka mundësi që shteti, këtë shtresë shoqërore, të cilën e ka totalisht në shërbim të vet, si asnjë shtresë tjetër, ta ndajë e përçajë në dy grupe? Pikërisht kundër kësaj ndarjeje, kundër këtij diskriminimi e përçmimi, ushtarakët në rezervë, në lirim e në pension, nuk rreshtën kërkesat e protestat e tyre. Ushtarakët aktivë shumë pak u ndjenë në këto kërkesa, ndoshta secili strukej që të ruante vendin e tij të punës.
Statusi i marsit 2004 anuloi atë të vitit 1991 dhe ushtarakët aktivë, në rezervë, në lirim e në pension trajtohen e mbrohen njëlloj. Statusi i Ushtarakut është një dokument bazë, është ligji bazë në të cilin përcaktohen të gjitha detyrat dhe të drejtat e ushtarakut, pavarësisht pozicionit të tyre. E thënë më thjesht, Statusi i Ushtarakut është një kontratë midis shtetit dhe qytetarëve të vet, të cilët pranojnë të futen në radhët e Forcave të Armatosura. Kjo kontratë ndërmjet shtetit, tashmë dhe ushtarakut, vazhdon gjatë gjithë periudhës së karrierës dhe përfundon kur ushtaraku largohet nga jeta, si të atij që është aktiv në Forcat e Armatosuara, por edhe të atij që ka përfunduar karrierën dhe është në rezervë, në lirim apo në pension. Kjo përcaktohet në nenin 1 të statusit: Ky ligj përcakton pozitën juridike, ekonomiko-financiare dhe shoqërore, kërkesat e përgjithshme të pranimit, të drejtat, detyrimet dhe kufizimet e Ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për arsye të karakterit të veçantë të detyrës dhe të shërbimit ushtarak, si dhe garancitë ligjore për zbatimin e tyre”.
Në këtë shkrim, nuk kam për qëllim që të analizoj nëse është apo jo i mirë Statusi i Ushtarakut i vitit 2004, nëse i prek dhe i plotëson të gjitha problemet dhe kërkesat e ushtarkëve. Objekti i këtij shkrimi është: ”Përse ky status nuk po zbatohet? Përse ka mbetur në harresë dhe nuk po kujtohet asnjë organ shtetëror për fatin e tij?
Statusi i Ushtarakut, duke qenë ligj bazë, për zbatimin e tij duhet të dalin disa akte të tjera nënligjore, që edhe në vetë status përcaktohen.
Statusi po bën më shumë se pesë (5) vjet që është miratuar dhe nuk është bërë asnjë punë për sigurimet shoqërore suplementare të ushtarakëve të 20 majit 2005, i cili u ”sakatua” me ndryshimet e ligjit të 16 shkurit 2006 dhe akoma më keq me ligjin e 15 majit 2009, pavarësisht kërkesave detyruese të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Për problemet e tjera nuk shohim ndonjë interesim, pavarësisht se, sipas problemeve, afatet jepen ngë 3 e 6 muaj deri një një vit.
Le të shohim disa nene.
Neni 10 i Statusit përcakton detyrën e pajisjes së ushtarakëve me dokument identifikimi dhe neni 48 ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes që brenda 6 muajve të nxjerrë aktin e nevojshëm për zbatimin e tij. Kaluan mbi 5 vjet dhe akoma nuk është bërë asgjë. Neni 33 përcakton të drejtën që ushtarakët në rezervë, në lirim e në pension pleqërie, së bashku me familjet e tyre kanë të drejtën e pushimit në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve. Edhe për këtë Ministria e Mbrojtjes, brenda 6 muajve, duhej të nxirrte aktin e nevojshëm për zbatim.
Gjithashtu, nenet 40 dhe 41 garantojnë të drejtën e trajtimit shëndetësor falas të ushtarakëve aktivë në rezervë, në lirim, e në pension pleqërie së bashku më familjet e tyre, në institucionet shëndetësore brenda dhe jashtë vendit, si dhe rimbursimin e barnave në masën 80 për qind, por akoma nuk është bërë asgjë, nuk kanë dalë aktet për zbatim. Përse t u mohohet ushtarakëve dhe familjeve të tyre një e drejtë ligjore e dhënë, thjesht për neglizhencë, dhe kudo që shkon të mbyllin derën.
Statusi ka edhe të drejta të tjera që u garanton ushtarakëve, por për të mos u zgjatur, në mbyllje të këtij shkrimi, të vijmë tek ajo që thamë në fillim që shteti për ushtarakët ka përgjegjësi dhe i pret marrëdhëniet me ta kur ndahen nga jeta.
Është neni 45 i Statusit që përcakton detyrimet e shtetit për ceremonialin ushtarak në rastin e ndarjes nga jeta të ushtarkut aktiv, në rezervë, në lirim dhe në pension pleqërie. Në këtë rast shteti nderon qytetarin e vet për shërbimin që i bëri gjatë gjithë jetës së tij, sikurse merr përsipër edhe përballimin e shpenzimeve përkatëse në këtë rast. Këtu pyetja shtrohet në dy aspekte: e para, përse kaq ushtarakëve të ndarë nga jeta, së paku, pas daljes së Statusit të Ushtarakut, u është mohuar kjo e drejtë njerëzore nderimi, dhe e dyta, përse thyhen kaq gjatë afatet e caktuara në ligj për zbatimin e tij?
Në mbyllje, lidhur me pyetjen që ka vetë titulli i shkrimit, po citojmë pikën 2 të nenit 47 të këtij ligji: “Për mosplotësimin e detyrave që përcaktohen në këtë ligj, personat përgjegjës mbajnë, sipas rastit, përgjegjësi disiplinore civile dhe penale, të cilat përcaktohen në dispozitat ligjore”. Shtrohet pyetja: Kush përgjigjet? Apo si Gërdeci, që u vranë 26 vetë dhe nuk po përgjigjet askush. Nuk duhet të nxjerrim ligje, për t i thënë botës se kemi ligje të mira, por t i nxjerrim dhe t i zbatojmë drejtë dhe në kohë, në të kundërt, vetë ligji zhvlerësohet dhe qytetarët humbasin besimin te shteti i tyre për seriozitetin që tregon për vetë ligjet që nxjerr. Atëherë shtrojmë pyetjen: PËRSE NUK PO ZBATOHET STATUSI I USHTARAKUT?
Vlash BUSHI, oficer në pension
Ky lajm është publikuar: 02/10/2009