E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Gratë punojnë për Shqipërinë si për familjen e tyre



Gratë janë vetëm demokrate dhe ato punojnë për vendin si për familjet e tyre. Kjo është arsyeja që Partia Demokratike i ka vendosur gratë në fokusin e fushatës së saj elektorale, duke besuar se janë ato që sjellin ndryshimin, shpresën dhe suksesin, jo vetëm në familjet e tyre, por dhe në shoqëri. Prej gati një viti kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, njëkohësisht nënkryetare e PD-së, po realizon një program takimesh me gra dhe të reja në të gjithë vendin, të cilat kanë lajtmotiv kryesor vendosmërinë për të ecur përpara, për të vazhduar ndryshimin dhe për të realizuar ëndrrën evropiane të fëmijëve të tyre. Në këtë tur të saj, nënkryetarja e PD-së u premton grave se do të jetë avokatja e tyre, duke i dhënë një dimension të ri ndërgjegjësimit dhe përfshirjes së tyre në jetën politike, në vendimmarrje dhe në shoqëri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›