Paratë e “Gjallicës”, kush mund t’i tërheqë paratë nëpër sportele
Intervista Kryeadministratori i fajdeve, Bajram Malaj, tregon procedurat që do të ndiqen. Vizita në Janinë dhe mohimi i Siontis si debitor i piramidave
Laureta Rryçi
Kryeadministratori i fajdeve shpjegoi dje për gazetën “Albania” procedurat që do të ndjekin për tërheqjen e parave nëpër sportelet e bankave. Me përcaktimin e fondit administratorëve të fajdeve u ka mbetur vetëm të hyjë në fuqi ky vendim dhe më pas të nisin përllogaritjet. Për kreditorët e “Gjallicës” tashmë përqindja e kthimit të parave është përcaktuar dhe së bashku me të edhe rregullat që duhet të ndiqen nga ana e tyre. Malaj shpjegon se për të përfituar këtë përqindje qytetarët duhet të tregohen korrektë me dokumentacionin e duhur. Po kështu kryeadministratori tregon për herë të parë arsyet e vizitës në Janinë e Greqi dhe takimin me një prej debitorëve më të mëdhenj të piramidave.
Pak kohë më parë ju desh të hiqnit dorë nga banka në të cilën Këshilli i Ministrave vendosi shpërndarjen e parave për kreditorët e “Gjallicës”. Ky ndryshim do të shkaktojë vonesa për këta kreditorë?
Natyrisht që ndryshimi do të ketë ndikim në kohën e shpërndarjes. Megjithatë, ne jemi në pritje të miratimit nga Parlamenti dhe kalimin në Fletoren Zyrtare për fondin mbi kreditorët. Në momentin që do të njihet zyrtarisht si vendim, atëherë ne do të nisim procedurat me bankat për të parë ofertën që është në të mirë të kreditorëve. Jam e bindur që gjithçka do të përfundojë në kohë duke bërë secili prej nesh atë që na takon, në mënyrë që kreditorët të marrin përqindjen që u takon.
Sa për qind do të marrin kreditorët e “Gjallicës”?
Sipas vendimit të qeverisë është sanksionuar se kreditorëve të shoqërisë “Gjallica”, sh.p.k., në administrim, do t’u kthehet shuma në masën 2.4 për qind, të llogaritur si raport i të ardhurave, të realizuara dhe të depozituara në bankë nga shitja e aseteve dhe gjendjeve të llogarive bankare të kësaj shoqërie, të trashëguara, me shumën e detyrimit të mbetur që shoqëria huamarrëse ka ndaj kreditorëve. Në dispozicion të kreditorëve janë të ardhurat financiare të realizuara nga shitja e aseteve të shoqërisë “Gjallica” dhe të depozituara në bankë në shumën 937 076 530 lekë.
Kur dhe kush mund ta bëjë tërheqjen e parave nëpër sportele?
Kreditorët do të kenë mundësi që brenda pak kohësh të tërheqin paratë e tyre sipas përqindjes përkatëse. Mendohet se brenda pak muajve, me përcaktimin edhe të bankës që do të administrojë fondet, do të kryhet edhe shpërndarja e parave. Për të tërhequr paratë në bankë kreditori duhet të disponojë në radhë të parë kontratën origjinale mes kreditorit dhe firmës rentiere. Në fakt, një kopje tjetër të kësaj kontrate e disponon edhe administratori i firmës piramidale. Në këtë mënyrë nuk ka për të pasur ndonjë falsifikim, pasi modelin e ruajnë edhe administratorët e firmave piramidale. Kreditori që do të paraqitet për të tërhequr këtë shumë te sportelet e bankës duhet të disponojë edhe një mandat arkëtimi për shumën përkatëse të depozituar, si edhe një dokument vetjak identifikimi, i cili mund të jetë pasaportë ose certifikatë.
Pak kohë më parë ju ndërmorët një udhëtim drejt Janinës. Cila ishte arsyeja e kësaj vizite?
Po, është e vërtetë që pak kohë më parë kemi realizuar një vizitë në Janinë dhe Athinë për çështje pune. Më konkretisht, ne kishim marrë me vete një sërë dokumentesh dhe kërkonim një ballafaqim me Konsullin e Nderit të Italisë në Janinë, Christos Siontis. Ne disponojmë jo vetëm dokumente, por edhe një vendim gjykate që personi në fjalë është debitor me rreth 3 milionë dollarë në një nga firmat piramidale që ne administrojmë. Siontis na bëri me dije se zyrtarisht me këto dokumente po njihej vetëm tani, edhe pse kanë kaluar dhjetë vite që emri i tij është lakuar nga paraardhësi im. Megjithatë ai nuk e pranoi të tregonte për pasurinë duke thënë se kishte investuar në ’97-n në Shqipëri dhe më pas për shkak të trazirave u dogjën të gjitha dokumentet.
A disponon aktualisht institucioni që ju drejtoni dokumente që vërtetojnë për transferime parash nga firmat piramidale në Greqi?
Kemi siguruar disa dokumente, të cilat, sipas mendimit tonë, përbëjnë prova të mjaftueshme për të legjitimuar kërkesën tonë ndaj shtetit grek dhe personave debitorë për riatdhesimin e atyre parave. Shumë kjo që shkon në disa miliona dollarë. Sigurisht një nismë e tillë kërkon një bashkëpunim ndërinstitucional me Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Jashtme e ndoshta dhe me ministri të tjera.
Dokumentet që ju dispononi vërtetojnë se ish-bosët e firmave piramidale kanë kryer transferime parash vetëm me shtetin fqinj helen, apo edhe me shtete të tjera?
Aktualisht ne disponojmë dokumente që vërtetojnë se transferime parash janë kryer nëpërmjet bankave apo edhe kesh, dhe në shtete të tjera të huaja përveç Greqisë.
Sipas informacioneve që ju dispononi, aktualisht paratë e ish-bosëve të firmave piramidale vazhdojnë të jenë llogari bankare, apo janë investuar në pasuri të paluajtshme?
Në institucionin që unë drejtoj tashmë gjenden deklarata në cilësinë e dokumentit që vërtetojnë se shoqëritë të ndryshme huamarrëse u kanë dhënë shuma parash të konsiderueshme investitorëve të huaj. Përgjithësisht ne kemi informacione se një pjesë e mirë e këtyre pasurive janë llogari bankare. Por nuk përjashtohen rastet kur këto llogari janë kthyer në pasuri të paluajtshme.
Pasuria që kërkohet prej dhjetë vitesh
Prej kohësh emri i diplomatit grek rezultonte si një nga emrat kryesorë pas të cilit dyshohet se fshihet pasuria e Gjallicës, ende e pagjetur. Tashmë grupi që do të ketë me vete dhe dokumentacionin përkatës do të ketë mundësi të bëjë dhe verifikimin e një pasurie të konsiderueshme. Pas verifikimit pritet të nisin dhe procedurat zyrtare për kalimin e pasurisë në llogaritë që administrojnë administratorët e “Gjallicës”. Më pas këto para do të kalojnë për llogari të kreditorëve të kësaj firme. Pas nisjes së hetimeve nga Komisioni i Ligjeve dhe i Transparencës në Parlamentin grek, rezulton se Konsulli i Nderit i Italisë në Janinë, Christos Siontis, ka marrë në total rreth 3 milionë dollarë nga kompania “Gjallica”. Pas deklaratës së disa muajve më parë të kryetarit të Komisionit të Ligjeve dhe Transparencës në Parlamentin grek për rifillimin e hetimeve për lidhjet e pushtetarëve grekë me firmat piramidale shqiptare filluan të zbardhen emrat e parë të përfituesve nga fajdet shqiptare. Sipas këtij hetimi janë zbardhur jo vetëm disa nga emrat, por edhe shumat që kanë përfituar disa nga zyrtarët grekë, mes të cilëve edhe konsulli Christos Siontis. Ky i fundit mësohet të ketë tërhequr rreth 3 milionë dollarë dhe janë marrë kryesisht për punime në sektorin e ndërtimeve, por edhe në biznese të tjera, si prodhimi dhe shtypja e librezave të llogarive për kompaninë “Gjallica”.
Greqia dhe Shqipëria, grupe ekspertësh për pasuritë e piramidave
Çështja e ekstradimit të shtetasit shqiptar Lefter Cenaj, dorëzimi i të cilit është kërkuar nga qeveria shqiptare, të shoqërohet edhe me vlerat monetare, asetet e konsideruara si produkte krimi dhe të sekuestruara nga shteti grek. Me vëmendje maksimale nga Halimi u nënvizua dhe argumentua se këto produkte krimi nuk i takojnë as qeverisë shqiptare dhe as asaj greke, por thjesht kreditorëve, shtetas shqiptarë, viktima të mashtrimit në formën e skemave piramidale. Gjatë diskutimit të delegacionit tonë u mor parasysh i gjithë dokumentacioni ligjor i detyrueshëm, si: neni 49 i Konventës dypalëshe; neni 20 i Konventës Europiane të Ekstradimit; Konventa Europiane për pastrimin, depistimin, kapjen dhe konfiskimin e produkteve të krimit. Pala greke konfirmoi se çështja e dorëzimit të shtetasit Lefter Cenaj është miratuar nga Ministria e Drejtësisë, por ende është në proces në Gjykatën e Lartë të Athinës, pasi subjekti ka paraqitur ankimin për Dekretin e Ministrisë së Drejtësisë për miratimin e ekstradimit. Në lidhje me shumat e konfiskuara shtetasit shqiptar Lefter Cenaj, Konstantinos Gletsos, sekretar i Përgjithshëm, kërkoi nga stafi i tij një informacion më të detajuar dhe sugjeroi që ky problem të diskutohej dhe me prokurorin e Athinës. Përsa i përket kësaj çështjeje u ra dakord që një grup i përbashkët ekspertësh të fillojnë punën për gjetjen e modaliteteve dhe zgjidhjen ligjore sipas akteve ndërkombëtare në fuqi dhe legjislacioneve tona në fuqi. Gjithashtu, përveç çështjes “Cenaj”, me të njëjtën frymë u diskutua çështja “Vavilis” dhe për këtë u ra dakord që një kërkesë e palës shqiptare drejtuar autoriteteve greke do të jetë nxitje për dhënien e një informacioni të detajuar palës shqiptare mbi ecurinë e procesit gjyqësor, të shumave të konfiskuara dhe krijimit të një grupi të përbashkët për hetime të mëtejshme.
Firmat huamarrëse në administrim nga Grupi Mbikëqyrës i Fajdeve
1. “VEFAa”
2. “Gjallica”
3. “Sude”
4. “Kamberi”
5. “Silva”
6. “Cenaj”
7. “M.Leka”
8. “Univers”
9. “Global Foods”
10. “Beno”
11. “Fondacioni Populli”
12. “Fondacioni Xhaferri”
13. “Gunasi”
14. “Premti”
15. “Dea”
16. “Eksperanca”
21 Qershor 2008