PS: Po Komisionit të Venecias për Tiranën

“Ne mirëpresim propozimin për përfshirjen e Komisionit të Venecias në përpjekje për të shpëtuar zgjedhjet e 8 majit. Për të dhënë opinionin e kualifikuar dhe të pa korruptuar”, u shpreh sot deputeti i PS-së, Blendi Klosi.
Ai akuzoi kryeministrin Berisha dhe kryetarin e KQZ-së, Ristani se kanë kryer masakër elektorale në Tiranë, duke paraqitur ato që ai i quan fakte të manipulimeve të bëra. Ideja e dërgimit të çështjes në Komisionin e Venecias u hodh nga kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Eduard Kukan.
2011-05-30 15:33