PS: Policia po humbet efektivitetin kundër krimit sepse po kthehet në profil elektoral
Pirro Lutaj: “Ministria e Brendshme nuk po sqaron ende emërimet politike në Polici”. Deputeti socialist publikon statistikat: “Në Shqipëri është rritur kriminaliteti”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste konfirmon shqetësimin e saj në lidhje me rrezikun që po u kanoset zgjedhjeve të 28 qershorit, si rezultat i emërimeve politike në Policinë e Shtetit, e cila, sipas selisë rozë, po kthehet në polici elektorale. Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj, tha se Ministria e Brendshme ende nuk ka sqaruar emërimet politike në disa funksione të rëndësishme drejtuese të Policisë së Shtetit. Duke iu referuar edhe statistikave, Lutaj tha se shqetësues është fakti se si rezultat i kthimit me profil elektoral, Policia e Shtetit ka humbur edhe efektivitetin e saj në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.
Akuzat
Deputeti socialist, Pirro Lutaj, tha se Partia Socialiste ka ndjekur me vëmendje reagimin e Ministrisë së Brendshme, e cila e konsideronte papërgjegjshmëri shqetësimin e shprehur nga PS-ja në lidhje me emërimet në funksione drejtuese të Policisë së Shtetit të disa personave me precedentë apo të njohur si militantë të Partisë Demokratike. Lutaj akuzoi Ministrinë e Brendshme se nuk po jep ende një sqarim në lidhje me këto emërime. “Ajo që bie në sy është mungesa e reagimit nga ana e Policisë Shtetit, gjë që zhvleftëson vetvetiu deklaratën e zëdhënësit të Ministrisë Brendshme kur thotë se Policia e Shtetit është e ndarë nga vendimmarrja politike. Nëse do të ishte kështu, pse Policia e Shtetit fshihet nën sqetullën e Ministrisë, e më keq akoma, të zëdhënësit të saj, dhe nuk del të sqarojë opinionin publik pse është emëruar shef i Komisariatit të Policisë në Fier, 3 muaj përpara fillimit të fushatës zgjedhore, specialisti i manipulimit dhe vjedhjes së votës, Latif Kulla?! Pse është emëruar pak ditë më parë shefi i Komisariatit të Policisë në Kuçovë i akuzuari për disa vepra penale dhe aktualisht me proces penal të hapur, militanti i verbër politik Mehmet Rrapo?! Po shefi i Komisariatit të Policisë në Delvinë, Veri Kermaj, me profesionin e nderuar të zetoristit, çfarë shërbimi do të bëjë në strukturat e policisë, përveçse atë që ka bërë gjithmonë në procese zgjedhore, vjedhje dhe manipulim votash? Për të mos vazhduar me të tjerët”, - tha Lutaj.
Efektiviteti
Deputeti socialist, Pirro Lutaj, tha se shqetësimi i Partisë Socialiste nuk është vetëm krijimi i policisë kriminale, por edhe përkeqësimi i situatës kriminale dhe i trafiqeve në vend, si dhe mungesës së efektivitetit së Policisë së Shtetit në luftën ndaj tyre. Duke iu referuar statistikave, Lutaj tha se gjatë vitit 2008 ka pasur një rritje mjaft të ndjeshme të kriminalitetit në vend, si vjedhje me armë apo vrasje. Ai foli gjithashtu për rritjen e nivelit të trafikimit të drogës në drejtim të Italisë, duke iu referuar sërish një tjetër raport zyrtar. Deputeti socialist shtoi se ky përkeqësim i situatës kriminale në vend ka ardhur si rezultat i anarshisë dhe emërimeve politike në radhët e Policisë së Shtetit. “Patetizmi i Ministrisë së Brendshme, që e paraqit Policinë e Shtetit si institucionin më të konsoliduar në vende, zbehet tek shikon anarshinë që ekziston brenda strukturave të saj, për shkak të emërimeve pa kriter dhe treguesve të punës përgjithësisht në ulje, të ekspozuara prej vet atyre.
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, me një infantilizëm ekstrem, mashtron teksa thotë se është bazuar në statistika zyrtare të Policisë italiane për problemin e narkotikëve dhe se gjatë vitit 2008 janë nisur drejt Italisë 17 herë më pak narkotikë, krahasuar me vitin 2007. Por, faktet flasin ndryshe. E them këtë sepse në Raportin Semestral të Drejtorisë Qendrore të Shërbimit të Antidrogës në Itali, grupet kriminale të shqiptarëve për heroinën, për kokainën dhe derivatet e kanabisit janë në top-listë. Po kështu, sipas denoncimeve që administrojnë strukturat italiane të luftës kundër drogës, rezulton se 14.08% e tregut të drogës zotërohet nga shqiptarët”, - tha deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Lutaj.
Nr. Lloji i drogës i sekuestruar
Kg Nr
Heroinë 573,452
Kokainë 312,779
Hashash 160,850
Marijuanë 163,424
Ekstasy 277
Substancë tjetër në doza 108
Totale në kg 1,210,505
Doza 385
Operacionet e antidrogës 449
Persona të arrestuar 677
Persona që ndiqen në gjendje të lirë 143
Perona të kërkuar 40
Totale 860
Drogë e sekuestruar në Itali me prejardhje ose transit nga Shqipëria
Heroinë 10.003
Kokainë 3,272
Hashash 0
Marijuanë 4,000
Totale 17,275
Pasqyrë e drogës së sekuestruar në Itali shtetasve shqiptarë, vetëm ose në grup, për 6-mujorin e parë të vitit 2008
Statistikat
Sasitë e sekuestruara të heroinës dhe kokainës në kilogram
Lloji Viti 2007 Viti 2008
Heroinë 126.7 kg 70.5kg
Kokainë 12.9 kg 3.9
Kultivimi i Canabasit dhe autorët
Viti 2007 Viti 2008
Rastet e kultivimit 271 305
Rastet e zbuluara 73 70
Numri i autorëve 84 75
Vjedhjet me dhunë Viti 2007 Viti 2008
Numri i rasteve 83 94
Forca zbuluese 82% 68%
Vjedhjet me armë Viti 2007 Vitit 2008
Numri i rasteve 35 47
Forca zbuluese 52% 51%
Vrasjet Viti 2007 Viti 2008
Numri i rasteve 103 114
Forca zbuluese 90% 82%
9 Shkurt 2009