Rrugët elektorale, qeverisë i dështojnë projektet e para prej mungesës së projekteve
Në dy akse kombëtare, punimet mbeten përgjysmë.
Ervin Koçi
Projektet elektorale të qeverisë për rrugët kombëtare kanë dështuar pa nisur mirë punën. Fondet e dhëna nga qeveria për përmirësimin ose shtimin e korsive në disa akse kombëtare nuk kanë mundur që të zgjidhin problemet e shumta duke i lënë në mes projektet që duhet të përfundojnë përpara muajit qershor 2009. Janë mbi 2/3 e buxhetit të shtetit për këtë vit që janë parashikuar të realizohen në pjesën e parë të vitit ose, e thënë ndryshe, përpara zgjedhjeve. Por edhe pse për një pjesë të madhe të këtyre rrugëve ka disa vite që ka nisur puna dhe duhet të kishin përfunduar që vitin e kaluar, përsëri shikohet se me gjithë afatet e shkelura qeveria ka programuar të tjera para për t’ua akorduar firmave që po punojnë në këto akse kombëtare dhe rurale të vendit. Nga të dhënat zyrtare të marra prej Ministrisë së Financave dhe MPPTT-së, për këtë vit qeveria shqiptare do të shpenzojë mbi 1 miliard lekë vetëm për sistemim-asfaltimin e rrugëve në të gjithë vendin. Duke nisur nga rruga më e “famshme” Durrës-Kukës, për të vijuar me superstradën Tiranë-Durrës, si dhe akse të tjera kombëtare dhe rurale të përfunduara ose jo, janë përfshirë në listën e re të investimeve për vitin 2009. Por qeveria i ka ndryshuar vetëm momentin e fundit prioritetet e saj në lidhje me investimet publike duke i paraprirë kështu fushatës elektorale. E gjithë skema e investimeve dhe tenderave të rrugëve ka ndryshuar, ku vendin e akseve turistike e kanë zënë rrugët e brendshme dhe rurale, duke kryer investime në zonat ku qeveria i shikon si bastione elektorale.
Kërkesa e kryeministrit
Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar përfundimin e të gjitha procedurave të prokurimit publik brenda 6-mujorit të parë të vitit 2009, periudhë që përkon me zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kërkesa e kryeministrit lidhet më së shumti me sistemin e ri të kryerjes së tenderave, i cili që nga janari 2009 kaloi përmes internetit. Sipas ligjit të ri për prokurimin publik, të gjithë tenderat duhet të realizohen përmes sistemit “on-line”. Nga ky vendim nuk përjashtohen as komunat dhe bashkitë, të cilat kanë mangësi stafi dhe eksperience për zbatimin e rregullave të reja, si dhe ajo çka është më e rëndësishme që kanë mungesë interneti. Tashmë që fushata elektorale faktikisht ka nisur, qeveria është duke marrë masat e nevojshme për realizimin sa më të shpejtë të planit të investimeve. Por megjithëse realizimi i punëve publike zakonisht ndodh në pjesën e dytë të vitit, për shkak se pushteti vendor ka probleme me miratimin e buxhetit, përshpejtimi i afateve duket se ka lidhje me fushatën zgjedhore.
Riparimi i rrugëve
Një sasi të konsiderueshme parash nga fondi që do të jepet nga buxheti i shtetit për rrugët, këtë vit duket se do ta gllabërojë riparimi i akseve të sapopërfunduara. Edhe pse kanë qenë brenda një garancie që përcaktohej në kontratat e lidhura nga shteti me firmat e ndërtimit, përsëri një pjesë e madhe e rrugëve të reja në të gjithë vendin janë dëmtuar rishtazi, gjë që ka treguar për një cilësi të keqe punimesh. Vetëm për përmirësimin e gjendjes së superstradës “Tiranë-Durrës”, nga buxheti i shtetit janë investuar këtë vit rreth 30 milionë lekë. Nga buxheti i shtetit janë parashikuar rreth 30 milionë lekë, të cilat do të shpenzohen për përmirësimin e gjendjes së superstradës “Tiranë-Durrës”.
Mungesa e projektit dhe shpronësimet bllokojnë punimet në aksin “Plepa-Rrogozhinë”
Ditët e fundit janë pezulluar punimet në një nga akset e rëndësishme rrugore të vendit, “Plepa-Kavajë-Rrogozhinë”, i cili lidh veriun me jugun e Shqipërisë. Projekti që ka nisur në 31 dhjetor të vitit 2008 dhe duhet të përfundojë në qershor të këtij viti, ka nxjerrë në pah një sërë problemesh që nuk janë marrë parasysh gjatë hartimit të projektit. Projekti i pezulluar parashikon vetëm një mbi apo nën kalim nga 6 që parashikon masterplani urbanistik i Golemit, duke bllokuar hyrje daljet në këtë komunë. Rruga që po financohet me një vlerë prej 444,5 milionë lekësh, sipas specialistëve të urbanistikës, vë në vështirësi jo vetëm lëvizjen e njerëzve dhe makinave, por dhe pengon integrimin e dy pjesëve të komunës me njëra-tjetrën. Rruga gjithashtu dëmton dhe ujësjellësin e përuruar vetëm pak kohë më parë në këtë zonë, duke sjellë kështu një dëm tjetër ekonomik.
Ndërtimi i rrugëve dytësore do të shtyhet deri në vitin 2013
Ndërtimi i 1500 kilometrave rrugë dytësorë do të nisë këtë vit dhe do të përfundojë në vitin 2013 përkundër premtimit të qeverisë “se ato do të ndërtoheshin brenda vitit 2009”. Projekti është parashikuar të përfshijë deri në 1500 km rrugë rajonale dhe lokale që do të financohen me fondet e donatorëve të huaj dhe që synojnë zhvillimin në zonat rurale të vendit. Në projekt do të përfshihen një sërë donatorësh si Banka Botërore, Bashkimi Europian, Banka Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar, Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës, Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, Banka Europiane e Investimeve, gjë që mund ta bëjë edhe më të ngadaltë ecurinë e tij.
9 Shkurt 2009