Zbardhet strategjia e Shtabit Zgjedhor të PS-së për organizimin elektoral
Në strategji kërkohet ngritja e shtabeve zgjedhore në çdo bashki, komunë, rreth dhe qark. Roli që do të luajë Rrjeti i Vullnetarëve gjatë fushatës zgjedhore
Shaban Sulçe
Shtabi Zgjedhor i Partisë Socialiste ka hartuar një strategji me detyra konkrete për 10 grupet e punës të krijuara në këtë shtab, në kuadër të organizimit për fushatën zgjedhore të zgjedhjeve të 28 qershorit 2009. Kjo strategji e përgjithshme përfshin organizimin sa më të plotë të PS-së të të gjitha strukturave dhe burimeve të saj njerëzore, si dhe për njohjen e të gjitha problematikave, të cilat do të jenë në epiqendër të fushatës së saj elektorale. Siç dihet, të gjitha strukturat vendore të PS-së kanë kaluar nga profili organizativ në profilin zgjedhor.
Strukturat
Strategjia e Shtabit Zgjedhor të Partisë Socialiste kërkon nga grupi i punës për kontaktet me strukturat vendore të PS-së që të ndjekin vempritarinë për ngritjen e shtabeve të organizimit elektoral në nivelet e qarqeve, rretheve, bashkive dhe komunave.
Grupi i punës do të shpërndajë në këto shtabe lokale udhëzuesit me detyrat përkatëse për veprimtarinë e tyre gjatë fazës paraelektorale, gjatë fushatës elektorale, si dhe gjatë ditës së votimit. Grupi i punës për kontaktet me strukturat vendore të PS-së do të ndjekë veprimtarinë e këtyre shtabeve të organizimit elektoral dhe rezultatet e tyre duhet t’i raportojë pranë Shtabit të Përgjithshëm elektoral të Partisë Socialiste. Një vëmendje të veçantë po u kushtohet edhe Bordeve të Qytetarëve të PS-së në kuadër të përgatitjeve elektorale. Kështu, grupit të punës, që merret me këtë çështje, i është kërkuar ngritja e bordeve të dialogut qytetar në të gjitha qarqet dhe bashkitë e vendit. Për bordet e krijuara deri tani janë përcaktuar edhe detyrat konkrete që duhet të ndjekin, ndërkohë që janë shpërndarë udhëzimet për mënyrën se si duhet të organizohet dhe të funksionojë veprimtaria e tyre. Grupi i punës në Shtabin Elektoral të Partisë Socialiste që merret me bordet e qytetarëve do të ndjekë nga afër veprimtarinë e tyre, ndërkohë që për rezultatet do të raportojë në shtab.
Vullnetarët
Dy ditë më parë, Rrjeti i Vullnetarëve i Partisë Socialiste ka nisur fushatën e takimeve. Kjo strukturë u prezantua në fund të vitit të kaluar nga kryetari i PS-së, Edi Rama. Për organizimin e Vullnetarëve është krijuar edhe një grup pune në Shtabin Zgjedhor të Partisë Socialiste, i cili drejtohet nga Saimir Tahiri me anëtarë: Ermira Danaj, Ajola Xoxe dhe Edvin Lame.
Grupit për organizimin e Vullnetarëve i kërkohet në strategji që të ngrejë Struktura Drejtuese të Vullnetarëve në nivel organizatash socialiste në të gjitha bashkitë, komunat, rrethet dhe qarqet e vendit. Tashmë, strukturave në fjalë u janë shpërndarë udhëzuesit përkatës, në të cilët përcaktohen detyrat që duhen ndjekur gjatë përgatitjeve paraelektorale dhe gjatë fushatës, ndërkohë që ka përfunduar procesi i trajnimit të koordinatorëve të Rrjetit të Vullnetarëve në nivelet vendore.
Veteranët dhe ish-ushtarakët
Kategoritë e veteranëve dhe ish-ushtarakëve përbëjnë një objektiv kryesor të Partisë Socialiste, për të siguruar mbështetjen e tyre gjatë zgjedhjeve elektorale të 28 qershorit 2008. Në shtabin elektoral të Partisë Socialiste është krijuar edhe një grup i posaçëm pune, i cili do të kujdeset për marrëdhëniet me organizatat e veteranëve dhe me Shoqatën e ish-Ushtarakëve, grup që drejtohet nga Elidiana Canaj me anëtarë: Mehdi Pogaçe dhe Kastriot Muço. Ky grup pune ka për detyrë të caktojë koordinatorë të PS-së për veteranët dhe ish-ushtarakët në të gjitha rrethet, bashkitë dhe komunat e vendit. Grupi i punës duhet të ndjekë dhe të koordinojë takimet me veteranët dhe ish-ushtarakët. Gjithashtu, pranë shtabit elektoral të Partisë Socialiste është ngritur edhe grupi i punës për marrëdhëniet me emigrantët, i cili duhet të evidentojë emigrantët votues sipas zonave të votimit në Shqipëri dhe vendet e tyre të emigrimit. Grupi në fjalë duhet të caktojë koordinatorë për mbajtjen e kontakteve me organizatat socialiste në diasporë si dhe me shoqatat e emigrantëve. Grupi i punës për marrëdhëniet me emigrantët duhet të hartojë udhëzimin që përmban mënyrat e komunikimit elektoral dhe të sjelljes për votime të emigrantëve, të cilët njihen si anëtarë dhe përkrahës të Partisë Socialiste.
Grupet e punës pranë Shtabit Zgjedhor të PS-së
Grupi i Kontakteve me Strukturat Vendore të PSSH-së
Drejtues: Saimira Pino
Anëtar: Arben Ahmetaj
Anëtar: Gerti Janaqi
Anëtare: Ermonela Xhafaj
Grupi për Bordet e Dialogut Qytetar dhe Marrëdhëniet me Shoqërinë Civile dhe Grupet e Interesit
Drejtues: Edlira Haxhiymeri
Anëtar: Artan Lame
Grupi për Organizimin e Vullnetarëve
Drejtues: Saimir Tahiri
Anëtare: Ermira Danaj,
Anëtare: Ajola Xoxe
Anëtar: Edvin Lame
Anëtare: Besa Shahini
Grupi për Komunikimin Mediatik
Drejtues: Endri Fuga
Grupi për Organizimin e Personave me Eksperiencë Drejtimi
(ish-drejtuesve)
Drejtues: Et’hem Ruka
Anëtar: Viktor Doda
Grupi për Marrëdhëniet me Organizatat e Veteranëve dhe Shoqatën e ish-Ushtarakëve
Drejtues: Elidiana Canaj
Anëtar: Mehdi Pogaçe
Anëtar: Kastriot Muço
Grupi i Kontakteve dhe Marrëdhënieve me Emigrantët
Drejtues: Vangjel Tavo
Anëtar: Albert Xholi
Grupi për Trajtimin Ligjor dhe Administrativ të Zgjedhjeve
Drejtues: Damian Gjiknuri
Anëtar: Ilir Gjoni
Grupi për Krijimin e Bazës së të Dhënave të Keqqeverisjes
Drejtues: Ervin Bushati
Anëtare: Adriana Berberi
Grupi i Librit të Kontakteve të Partisë
Drejtues: Besnik Dede
Anëtar: Armand Sharra
9 Shkurt 2009