PS: Politika, shantazh Prokurorisë
Socialistët akuzojnë shumicën parlamentare se po ushtron presion mbi organin e akuzës. Shqetësimi u bë publik dje prej kreut të komisionit për çështjet ligjore në Asamblenë Socialiste, Ylli Manjani. Sipas tij, eksponentë të lartë të mazhorancës së sotme qeverisëse nuk po rreshtin së thëni gjëra që synojnë qartazi stepjen e Prokurorisë se Republikës në procesin hetimor të ngjarjes tragjike të Gërdecit. Një tjetër mendim ka ish-nënkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koçi, i cili fajin për zvarritjen ia vë organit të akuzës.
Manjani
"Ky presion bëhet bash në momentin kur politikës vendimmarrëse i kërkohet të heqë barrierat e imuniteteve klasike", tha Manjani. Moment që sipas tij ka të bëjë edhe me faktin se bashkësia ndërkombëtare kërkon pa ekuivok nga politika që të mbështesë organet e drejtësisë e jo t‘i shantazhojë ato për të dekurajuar nisma të cilat janë të mirëpritura në funksion të një drejtësie të barabartë për të gjithë. Kjo mazhorancë, insistoi Manjani, që propagandon prej kohësh nevojën e heqjes së imuniteteve, sot është kapur fort pas imuniteteve të ministrave të saj të akuzuar dhe madje po tenton ta kushtëzojë, direkt ose indirekt po krejt dukshëm, Prokurorinë e Republikës. "Në vend se te kalojë në seancë plenare kërkesën e saj për imunitetin e ish-ministrit të Mbrojtjes", u shpreh Manjani. Partia Socialiste e konsideron hetimin për ngjarjen e Gërdecit si jetik për besueshmërinë e organeve të hetimit e të gjykimit. Ndërsa shpreh angazhim për t‘i krijuar Prokurorisë së Republikës kushtet e nevojshme për të bërë punën e pakushtëzuar nga politika e deklaratave. Prokuroria, shton ai, duhet të marrë të gjithë kohën dhe hapësirën e nevojshme për ta hetuar imtësisht këtë ngjarje si edhe një sërë skandalesh të tjera, për të cilat presim rezultate konkrete e të pavarura prej gjykimeve politike. Në këtë kontekst, PS mbështet pa asnjë kusht punën e prokurorisë dhe pa asnjë kusht premton se do të votojë pro heqjes së imunitetit të çdo personi me imunitet në këtë shtet për të cilin organi i akuzës do kërkojë të hetojë lirisht. Manjani i bëri apel Kryeministrit dhe të gjithë eksponentëve të mazhorancës të ndalin shigjetimet e tyre të palejueshme ndaj Prokurorisë së Republikës. "Dhe të përpiqen së bashku me ne për ta çliruar përgjithmonë Prokurorinë nga duart e politikës, të cilat s‘mund të pastrohen duke ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur në letër e të asfiksuar politikisht ne realitet", vijoi Manjani.
Koçi
Deputeti Petro Koçi mendon se Prokuroria e Përgjithshme pasi vonoi 3 ditë për të kryer ndalimet e para dhe 5 ditë për të vendosur sekuestrot mbi bizneset e implikuara në krimin e Gërdecit, vijoi me një akt tjetër komprometues. "Në vend që t‘i dërgonte Kuvendit një material plotësues sintetik shoqëruar me disa akte të firmosura ku vërtetohen dyshimet për shpërdorim detyre nga ana e ish-ministrit të Mbrojtjes, Mediu, zgjodhi variantin e dërgimit të një dosjeje 700 faqëshe me synimin për ta zvarritur edhe një muaj shqyrtimin e çështjes në Këshillin e Mandateve", nënvizoi Koçi.