E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republikanët: Presim ministrin tonë në kabinet

Zërat për ndryshime brenda ekzekutivit shtohen veçanërisht tashmë kur kabinetit i mungon një zv/kryeministër, një ministër që të përfaqësojë Partinë Republikane dhe ka lënë pezull çështjen e demokristianëve, duke i përfaqësuar më shumë se ç‘duhet në kabinet, me dy kryetarë të PDK-së. Aleatët gjithsesi kanë thënë se Kryeministri ka më shumë se këto tri arsye për të reformatuar kabinetin. Përballja e PD-së dhe mazhorancës përballë elektoratit në zgjedhjet e përgjithshme të 2009-ës, do të detyrojë Kryeministrin të bëjë ndryshimet për të arritur një performancë më të mirë në sytë e elektoratit. Lufta ndaj korrupsionit, e cila e solli në pushtet në 2005-ën, ka kllapitur edhe administratën dhe disa nga ministrat e kabinetit "Berisha". Përveç sondazheve nga organizata të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, praninë e korrupsionit në kabinet tashmë e pohojnë edhe deputetët e PD-së. Nga ana tjetër, republikanët shprehen se e kanë thënë fjalën e tyre lidhur me përfaqësimin në kabinet, ndërkohë që kanë kërkuar nga Kryeministri Berisha që të reagojë dhe të thotë fjalën e tyre. Por sa do t‘i presin republikanët aleatët e tyre më të ngushtë që të mendohen për këto ndryshime. Sabri Godo i Partisë Republikane shprehet se nuk duan të presin gjatë, ndryshimet duhet të bëhen sa më shpejt të jetë e mundur.

Qëndrimi i mazhorancës në total është i unifikuar në idenë se kabineti duhet reformatuar dhe për këtë gjë duhet të mendojë vetëm Kryeministri Berisha. Demokristianët vazhdojnë lojën me Kryeministrin, e cila ngjason me përrallat e vjetra të tipit, "hiqi lopën vëllait dhe ma jep mua". Republikanët kërkojnë një post ministror në kabinet për të zëvendësuar boshllëkun që la Fatmir Mediu, ndërsa vetë shefi i qeverisë ndodhet përballë një dileme të madhe, se cili do të jetë zv/kryeministri i ardhshëm i qeverisë së tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›