E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria të mos përdorë Kosovën për të fshehur vjedhjet e rrugës Durrës-Kukës



Partia Socialiste ka reaguar sërish ndaj çështjes së rrugës Durrës-Kukës duke akuzuar kryeministrin Sali Berisha dhe ministrin Basha se po përpiqen t’i shmangen përgjegjësisë për korrupsion dhe abuzime, duke përdorur rëndësinë që ka kjo rrugë për lidhjen e Shqipërisë me Kosovën. “Në gjithë sa ka ndodhur e që tregohet nga dokumentet, në procedurat e ndjekura për prokurimin e ndërtimit të segmentit Rrëshen-Kalimash nuk ka asgjë patriotike, nuk ka asgjë strategjike, nuk ka asnjë lidhje me ndonjë qeveri partnere dhe interesat e saj”, - tha Braçe. Deputeti socialist theksoi se procedurat e paligjshme dhe korruptive në tenderin dhe ndërtimin e kësaj rruge janë denoncuar madje me shkresa zyrtare edhe nga dy ministra të kabinetit “Berisha”, por ato nuk janë marrë parasysh. Ai u është referuar shkresave të ministrit të asaj kohe të Drejtësisë Aldo Bumçi dhe atij të Financave, Ridvan Bode, për të provuar akuzat se ish-ministri i pandehur i Transporteve, Lulzim Basha, ka injoruar plotësisht shqetësimet e ngritura nga kolegët e tij. Braçe tha se korrupsioni në këtë rrugë është bërë me qëllimin e vetëm për të pasuruar në mënyrë të pandershme klanin mafioz të kryeministrit Sali Berisha.

14 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›