PS: Shqipëria në krizë të thellë ekonomike

Partia Socialiste deklaroi sot se Shqipëria është në një krizë të thellë ekononomike, duke akuzuar qeverinë se ka krijuar vështirësi për sipërmarrjen.
Deputeti Ilir Beqja, u shpreh se 48 mijë invalid pune nuk u janë paguar shtesat e invaliditetit.
"Përveç bllokimit të pagesës së shtesave, qeveria në mënyrë të paligjshme nuk realizon detyrimin e indeksimit të shtesave duke ia lënë të gjithë barrën e krizës në të cilën ndodhet vendi që invalidët ta përballojnë vetë. Po në mënyrë të paligjshme qeveria nuk ka zbatuar për disa vite rresht detyrimin që pagesa e aftësisë së kufizuar të jetë jo më e vogël se pensioni minimal në qytet", theksoi ai për mediat.
Beqja shtoi se janë 57 mijë persona me aftësi të kufizuar që marrin vetëm 9 mijë lekë në muaj. "Invalidët kanë javë që protestojnë në të gjithë Shqipërinë, por qeveria e Sali Berishës është e shurdhët. Ashtu sic është i shurdhët Sali Berisha ëshë për kërkesën e shumicës së shqiptarëve për të hapur kutitë e votimit", vijoi deputeti.